Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë duhet të dini për lojën horror që po vret fëmijët nga e gjithë bota? “Balena Blu” nuk ka ardhur rastësisht

2017/06/07 at 11:40 AM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Çfarë duhet të dini për lojën horror që po vret fëmijët nga e gjithë bota? “Balena Blu” nuk ka ardhur rastësisht

“Balena Blu” është loja vrasëse e krijuar nga një grup njerëzish në rrjetet sociale të cilët nxisin individë nga e gjithë bota (më së shumti fëmijë dhe adoleshentë) të vrasin veten. Ekzistojnë me qindra dhe mijëra postime në Instagram të cilët paralajmërojnë rrezikun që sjell kjo lojë për secilin që ftohet ta luajë.


Si funksionon?

Mendohet që personat të cilët e kanë krijuar këtë lojë makabre dërgojnë një mesazh ku të ftojnë të luash një lojë. Preja më e lehtë janë fëmijët, të cilët janë naivë dhe të gatshëm të pranojnë shumë gjëra, sidomos kur bëhet fjalë për një lojë. Në mesazhin e parë nuk jepen shumë detaje. Sfidat nuk paraqiten aq të rrezikshme në pamje të parë, dhe kjo është një lloj strategjie për të tërhequr viktimat. Në momentin që një person pranon të luajë, nuk ka kthim mbrapa. Ata përdorin metoda manipulative për t’i bërë fëmijët që mos të heqin dorë nga loja. Sfidat sa vijnë edhe bëhen më të tmerrshme. Ato konsistojnë në prerjen e pjesëve të trupit me thikë, të parit video të frikshme gjatë orëve të vona dhe në fund, pas 50 ditëve, sfidash torturuese, vdekja është shpëtim, fëmijët ftohen që të hidhen nga një ndërtesë shumë e lartë. Personat që e kanë krijuar këtë lojë, janë mjeshtra të psikologjisë. Lojtarë perfekt të mendjes njerëzore, të cilët e kanë planifikuar shumë qartë çdo lëvizje. Të gjitha sfidat që fëmijët apo adoleshentët ndërmarrin, çojnë në një kaos psikologjik i cili gradualisht të çon në depresion. Mendja e një njeriu që tashmë ndodhet në depresion, është shumë e lehtë të shkojë drejt vetëvrasjes, e cila është edhe sfida finale e kësaj loje.

Statistikat

Rusia është vendi me më shumë viktima nga kjo lojë e sëmurë. Sipas statistikave, rreth 140 persona kanë humbur jetën si pasojë e kësaj loje. Edhe Britania e Madhe ka pasur shumë fëmijë të cilët kanë nisur të luajnë, por sipas ekspertëve të krimit kibernetik, nuk raportohen viktima nga Britania. Loja ka përhapur rrënjët në shumë vende të botës si Amerikë, Rusi, Britani e Madhe, Greqi, Argjentinë, Brazil, Kili, Kinë, Kolumbi, Itali, Kenia, Paraguai, Gjeorgji, Spanjë, Serbi, Venezuelë, Uruguai, dhe së fundmi është regjistruar edhe rasti i parë në Shqipëri.

Si të mbroni fëmijet?

Në situata të tilla, ku është shumë e vështirë të ruash fëmijët nga teknologjia apo interneti, prindërit duhet të tregojnë kujdes maksimal. Kontrolloni të gjithë rrjetet sociale të fëmijës tuaj dhe kërkojini me mirëbesim që t’ju tregojë për të gjithë rastet kur kontaktohet nga njerëz të panjohur. Flisni me fëmijën tuaj për këtë rast dhe paraprijini rrezikut potencial. Shumica e viktimave kanë rënë pre e lojës nga mungesa e informacionit për rrezikshmërinë e saj. Qendroni vigjilent rreth sjelljeve të fëmijës tuaj, çdo ndryshim sado i vogël kërkon vëmendje. Kjo lojë tashmë është kthyer në një rrezik të vërtetë, dhe fëmijët tuaj janë të pambrojtur. Duhet të jeni koshient për çdo rrezik që e pret fëmijën tuaj.

Balena Blu nuk është krijuar në 2017

Pavarësisht se në vitin 2017 kjo lojë u bë virale për shkak të numrit alarmant të viktimave, historia e saj fillon që në vitin 2013 në Rusi. Në fillim nisi si një shaka adoleshentësh, e cila në mesin e  vitit 2016 fitoi popullaritetin e saj. E gjitha u zbulua nga një gazetar i cili botoi një artikull ku prezantonte rreziqet e kësaj loje. Pas këtij artikulli prindërit në Rusi filluan të alarmoheshin. Krijuesit të cilët e bënë lojën virale, u treguan shumë të zgjuar pasi e ndërtuan lojën në një mënyrë perfekte për të mos lënë prova fizike për ekzistencën e saj. Prandaj është shumë e vështirë që policia të bjerë në gjurmët e këtyre njerëzve me mendje të sëmurë. Të vetmet prova që ekzistojnë janë disa statuse apo foto të shpërndarë nga adoleshentët në mediat sociale.

Rasti në Shqipëri

Sipas psikologes së shkollave, Ornela Belba, në Shqipëri ka patur një rast të “Balenës Blu”. Ajo tregoi se bëhet fjalë për një fëmijë të shkollës 9-vjeçare, që është kontaktuar nga një kurator dhe është përfshirë në lojë. Por për fat të mirë, mamaja e pikasi atë në fazat e para, siç duket e informuar nga artikujt që po shkruhen kudo nëpër media. Përderisa një fëmijë është rrezikuar, kjo do të thotë që kemi të bëjmë me një situatë që kërkon kujdesin maksimal të prindërve.

Ema Shazivari/Opinion.al

Etiketa: Balena blu


Ju sugjerojmë

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?
Bota

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?

28 Nëntor, 2025 10:31 pm
Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë
Bota

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë

28 Nëntor, 2025 9:10 pm
Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
Aktualitet

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike

28 Nëntor, 2025 8:36 pm
Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima
Bota

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima

28 Nëntor, 2025 8:02 pm
Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it
Bota

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it

28 Nëntor, 2025 7:19 pm
Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë
Te Fundit

Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë

28 Nëntor, 2025 7:08 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 8 automjete

28 Nëntor, 2025 6:47 pm
Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz
Bota

Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz

28 Nëntor, 2025 6:39 pm
Itali, greva e transporteve paralizon vendin
Bota

Itali, greva e transporteve paralizon vendin

28 Nëntor, 2025 6:06 pm
Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri
Sport

Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri

28 Nëntor, 2025 5:16 pm
Para
Si asnjëherë më parë ISIS sulmon Teheranin. Frikë për shkallëzim të konflikteve

Si asnjëherë më parë ISIS sulmon Teheranin. Frikë për shkallëzim të konflikteve

Rrëfimi i nënës: Si e pashë edukatoren majë tavolinës duke kapur fëmijët për flokësh (foto e edukatores)

Edukatorja mbetet në burg, edhe pse mohoi se ka dhunuar fëmijët

Të fortët, djem deputetësh rrihen me truprojat në lokal nate

Prokuroria e çon në gjyq për fshehje pasurie, Doshi: Akuzat ndaj meje, tendencioze
















TE FUNDIT

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?
28 Nëntor, 2025

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) e Ukrainës dhe Zyra Speciale e Prokurorit Kundër Korrupsionit (SAPO) bastisën ambientet të lidhura me...

Lexo më shumë

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë
28 Nëntor, 2025

Quhet “Oplan Deu” dhe është plani sekret i Gjermanisë për një konflikt të mundshëm me Rusinë. Rreth dhjetë oficerë të...

Lexo më shumë

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
28 Nëntor, 2025

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi mbrëmjen e sotme një ceremoni në Presidencë me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së vendit. Në fjalën e...

Lexo më shumë

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima
28 Nëntor, 2025

Trembëdhjetë njerëz janë vrarë në një operacion izraelit në Sirinë jugore të premten, sipas mediave shtetërore siriane. Damasku e ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com