Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë duhet të dini për flirtin dhe si të jeni ekspertë në këtë fushë

2017/09/10 at 3:14 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
E dini pas sa muajsh çiftet i thonë njëri tjetrit “të dua”?

young couple having romance

Flirti është art, por jo një e lehtë për t’u kuptuar nga të gjithë. Kështu që është mirë të kemi disa ide të cilat mund të na ndihmojnë për të flirtuar me sukses.


Shiko atë zonjushën atje: ka lyer buzët me shumë buzëkuq, ka pirë shumë gota verë, pastaj sikur braktis veten, pa shpresë, në labirintin e veprimeve për të joshur. Gjestikulon si një marionetë e prishur dhe qesh me zë të lartë, në mundimin për të tërhequr personin që i intereson, dhe miqve, kolegëve të saj nuk iu vjen për të besuar se e shohin në këtë pozicion. Megjithatë, ajo është tepër e dëshpëruar që gjithë kjo “tjetër” e saj të ketë sukses. Kështu që, në vend të nisë hapat drejt një marrëdhënie të re, arrin ta mbarojë natën e vetme, pak e dehur dhe e turpëruar nga dështimi total i ‘strategjisë’ së saj. Por, ku mund të ketë gabuar?!

Flirti, në thelbin e tij nuk ka të bëjë vetëm me atë që ndjejmë, por varet dhe nga interesi që ti arrin të zgjosh tek tjetri përsa i përket personit tënd. Kjo nuk bën nga flirti një shans për të bërë spektakël, por një mundësi për të zbuluar brenda vetes, ndjenjat e tua më cilësore, të cilat mund t’i ndash me të tjerët. Dhe këta, nga ana e tyre do të duhet të ndihen të vlerësuar dhe më interesantë në praninë tënde. Atë që tërheq njerëzit, meshkujt në veçanti, rreth personit tënd është pikërisht si ti ndihesh brenda vetes tënde dhe mënyra se si arrin të transmetosh këtë gjë. Me fjalë të tjera, është i rëndësishëm mesazhi që ti shpërndan, i cili i flet të tjerëve për ty. Nëse do të shkosh në një festë duke menduar se nuk je aspak një person interesant dhe se nuk do të kesh asnjë shans për të flirtuar me sukses, ka mundësi se në këtë mënyrë do të mbyllet nata për ty si një profeci e paralajmëruar. Kusht për suksesin e një flirti është të dish saktësisht çfarë duan dhe të kesh besim në vete. Shumica e femrave e konsiderojnë flirtin si një mesazh strikt seksual. Por ato të mençurat e dinë se të flirtosh nuk do të thotë patjetër ‘të forcosh notën’ dhe të jesh interesante nga ana fizike, por të kesh besim në vetvete dhe të dish t’i nisësh partnerit tënd të mundshëm të njëjtin mesazh. Mos harro të përdorësh me hijeshi, instrumentet klasike të marrëdhënies sociale: buzëqeshje, prekje e lehtë, kontakt vizual, tonalitet të zërit. Për të tërhequr, flirti nuk duhet të jetë me domosdoshmëri një garë sportive, me objektiv të paracaktuar dhe nivel performance. Provo ta marrësh me pak seriozisht dhe do të zbulosh se mund të jetë argëtuese thjesht të flirtosh, pa qenë nevoja të peshosh vazhdimisht çfarë shansesh ke për ta bërë për vete personin i cilin të intereson. Çelësi është që të tërheqësh vëmendjen dhe të mund të ndërtosh ‘intrigën’ më të përshtatshme, si një përrallë. Mund ta bësh personin i cilin të intereson, të ketë ndjesinë se je i vetmi person në këtë botë me të cilin do të kishe dëshirë të bisedoje, pikërisht se ti i tregon sa simpatike dhe interesante je. Kur flirton, e magjeps personin që ke përballë, nuk i bën një listë me pozicionet seksuale të preferuar, apo ke frikë se ai nuk do ta kuptonte qartë mesazhin tënd?!

Si ta kuptosh që flirti yt ka sukses?

Flirti yt funksionon çdo herë ose ti mendon se kështu është? Në fakt, është lehtë të kuptosh si janë gjërat. Njerëzit rreth teje të shohin me kënaqësi? Meshkujt të kërkojnë shoqërinë? Miqtë të thonë se ke humor dhe se argëtohen mirë kur jeni bashkë? Kalon më shumë kohë duke buzëqeshur se sa duke kritikuar ose përkundrazi, duke ndenjur e mërzitur dhe e tërhequr? Por si e kupton se ‘teknikat’ e tua të flirtit duhet medoemos të përmirësohen? Ndoshta rri vetëm në shtëpi duke u ndjerë jointeresante. E ke të vështirë t’u afrohesh njerëzve dhe çdo festë të duket humbje kohe. Por nuk duhet të ndjesh dëshpërim. Flirti nuk është një gjë e vështirë: ki besim në vete, buzëqesh më shpesh, përfshije veten në biseda të këndshme dhe të lehta, mëso të mbash kontaktin vizual dhe të përdorësh gjuhën e trupit. Padyshim është e rëndësishme të dukesh bukur, do të kesh më shumë vetëbesim dhe si rrjedhojë, do t’ua tregosh të tjerëve këtë gjë duke qenë më tërheqëse për ta. Por kjo nuk do të thotë se duhet të dukesh si një fotomodele. Është e mjaftueshme të jesh e ndërgjegjshme për ato pjesë ‘të mira’ të trupit tënd (dekolteja, këmbët, flokët) dhe t’i nxjerrësh sa më shumë në pah. Gjithashtu, ki kujdes të mos derdhësh mbi veten të gjithë shishen e parfumit, sepse do të heqësh erën natyrale të lëkurës tënde, ‘e kushtëzuar’ me feromone.

Buzëqeshja është një kartëvizitë shumë e rëndësishme për suksesin e flirtit, si e gjithë gjuha e trupit. Ajo është shpeshherë, një çelës për ata të cilët flirtojnë. Për më tepër, duke ‘shpërbërë’ këtë kod, do të jesh e sigurt nëse atë që ke piketuar është i interesuar vërtet për ty. Për shembull, mund të kuptosh nëse ai të gjen tërheqëse nga lëvizja e vetullave të tij kur të shikon për herë të parë. Zakonisht kështu ndodh kur takojmë një person interesant, ngremë vetullat në mënyrë spontane dhe surpriza lexohet lehtë në sytë tonë. Një tjetër shenjë e mirë është lëvizja e buzëve dhe interesi që ato zgjojnë te të tjerët. Nëse një mashkull ndjek vazhdimisht gojën tënde kur bisedoni, janë shanse të mëdha që ai të jetë i interesuar për ty. Në të njëjtën kohë duhet të jesh të kujdesshme çfarë po transmeton nëpërmjet gjuhës së trupit. Nëse do të duket se je vërtet e interesuar për dikë, mos rri me duar dhe këmbët njëra mbi tjetrën, do të japësh përshtypjen e mbylljes, të pamundësisë. As konsumi i tepruar i alkoolit nuk jep rezultate më të mira. Është e vërtetë. Alkooli ul frenimin dhe mund të të japë më shumë kurajë, por njëkohësisht mund të ketë ndikim në mirëqenien tonë duke na bërë më melankolike. Për të mos thënë se mund të prekë gjykimin. Është shumë argëtuese të flirtosh kur mendon se kontrollon situatën, por nëse kjo ndjesi është rezultati i disa gotave në plus, bëj kujdes, rrezikon të dukesh qesharake dhe shumë e pambrojtur.
Për të siguruar suksesin e flirtit vlen shumë ‘fytyra’ që ti do t’ia tregosh atyre të cilët të rrethojnë. Është më pak e rëndësishme ajo çfarë thua, por si e thua. Statistikat tregojnë se më pak se 7% e përshtypjes së parë ia detyrojmë fjalëve. Pjesa tjetër plotësohet me tonalitetin dhe muzikalitetin e zërit, me lëvizjet dhe sjelljen tuaj. Me fjalë të tjera, është koha të shikoni me vëmendje në pasqyrë dhe të analizoni me sinqeritet mënyrën tuaj të sjelljes në shoqëri, në rrethana të ndryshme. Ndoshta do të duhet të bëni disa ndryshime, por rezultatet përmirësuese përsa i përket flirtit nuk do të vonohen të shfaqen dhe do t’i meritoni të gjitha sakrificat. Kur bëhet fjalë për flirt, instinkti seksual mund të jetë një ‘pilot’ të cilin mund ta manovrosh sipas dëshirës.
‘Efektet anësore’ të flirtit

Mos flirto në shenjë hakmarrjeje. Mos flirto me ish-in tënd vetëm sepse është i shoqëruar nga partnerja e tij aktuale dhe as mos flirto me një mashkull tjetër vetëm për ta bërë xheloz atë që ke në krah.
Mos fol vetëm për vete. Në vend të tregosh në çdo sekondë sa interesante je ti, provo të tregosh interes për atë që ke përballë. Pyete për preferencat e tij dhe do të shikosh se çdokujt i pëlqen të flasë për vete, për më tepër kur ti di t’i bësh pyetje të mençura.
Mos lësho sinjale seksuale të kota. Ki kujdes ndaj kujt përqendron vëmendjen. Nëse për ndonjë arsye të gabuar do të zgjedhësh personin e gabuar, mund të gjendesh në vështirësi.
Lëni mënjanë pesimizmin. Mos mendoni vazhdimisht se nuk jeni mjaft tërheqëse ose interesante. Të flirtosh është argëtuese. Buzëqeshni dhe shijoni aventurën përtej rezultatit.
Flirti yt ka korrur sukses?

Është e rëndësishme të dish të lexosh sinjalet të cilët ju i merrni nga të tjerët kur flirtoni. Prisni të merrni të njëjtin ‘mesazh’ dy ose tri herë përpara se ta interpretosh si të tillë.

Është i interesuar për ty nëse…

– Të vështron shpeshherë.
– Shikon se flegrat e tij zmadhohen.
– Luan me kollaren.
– Ngre vetullat.
– Nxjerr gjoksin përpara.
– Të bën komplimentr në çdo fjali.

Nuk është interesuar në ty nëse…

– Të shikon shkarazi, më pas ndërron me shpejtësi shikimin.
– Mban buzët të shtrënguara.
– Mban pozicionin e kokës vertikal, pa e ulur drejt teje.

– Nuk rri me fytyrën drejt teje.

Mësoni më shumë

Sa shumë mund t’ju pëlqejë?! Evitoni të flirtoni me një mashkull i cili:

– Është vartësi ose shefi juaj. Në marrëdhëniet e punës këto situata janë të rrezikshme dhe herët a vonë, ato do të kthehen kundër jush;

– Ka pirë pak si shumë. Me siguri do të interpretojë si të gabuar sjelljen tuaj dhe është e mundur që më pas të mos shpëtosh nga ai.

Është i pa lumtur në martesën e tij. Është tipi i mashkullit i cili ndihet nga larg. Është aq i dëshpëruar, sa pas pak minutash bisedë do të ndihet i gatshëm të të pyesë: “Çfarë planesh ke më vonë? Evitoje se do të ndihesh më mirë;

Është i lumtur në martesën e tij. Bëj kujdes me një tip të tillë, sepse në asnjë mënyrë nuk mund të tejkalosh cakun. Pavarësisht sa tërheqës mund të jetë, të jesh e bindur se nuk do të braktisë partneren për një flirt pa krye. /revistapsikologji/



Ju sugjerojmë

SHBA/ Nxënësit flasin pas sulmit: Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë…
Bota

SHBA/ Nxënësit flasin pas sulmit: Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë…

27 Gusht, 2025 10:15 pm
Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit
Bota

Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit

27 Gusht, 2025 9:16 pm
Spiunonin për Serbinë, arrestohet piloti ushtarak dhe e dashura e tij nga Kosova
Rajoni

Spiunonin për Serbinë, arrestohet piloti ushtarak dhe e dashura e tij nga Kosova

27 Gusht, 2025 8:38 pm
Ambasada ruse në Beograd:Për situatën në Serbi,zgjidhja vetëm sipas rregullave serbe
Rajoni

Ambasada ruse në Beograd:Për situatën në Serbi,zgjidhja vetëm sipas rregullave serbe

27 Gusht, 2025 8:16 pm
Probleme shëndetësore për Massimo Moratin, shtrohet në spital në terapi intensive
Sport

Probleme shëndetësore për Massimo Moratin, shtrohet në spital në terapi intensive

27 Gusht, 2025 7:43 pm
Operacioni i SPAK/ IMT pas arrestimit të punonjësve: Janë shkarkuar nga detyra
Aktualitet

Operacioni i SPAK/ IMT pas arrestimit të punonjësve: Janë shkarkuar nga detyra

27 Gusht, 2025 7:39 pm
Qyteti ku çelin vetëm trëndafila të zinj
Life Style

Qyteti ku çelin vetëm trëndafila të zinj

27 Gusht, 2025 7:20 pm
Korrupsion në radhët e IMT-së Tiranë, kush janë dy inspektorët e arrestuar
Kronikë

Korrupsion në radhët e IMT-së Tiranë, kush janë dy inspektorët e arrestuar

27 Gusht, 2025 6:48 pm
SPAK i sekuestroi pasurinë në Sarandë e Tiranë, belgu Dries Lonneux: S’mund të flas sepse kam familjen…
Kronikë

SPAK operacion për kapjen e disa punonjësve të IMT, dy të arrestuar dhe dy në kërkim

27 Gusht, 2025 6:12 pm
Moti i keq në Indi, 33 viktima dhe mbi 5 mijë të evakuuar në rajonin e Kashmirit
Bota

Moti i keq në Indi, 33 viktima dhe mbi 5 mijë të evakuuar në rajonin e Kashmirit

27 Gusht, 2025 6:11 pm
Para
Mbi 495 mijë nxënës nisin nesër arsimin parauniversitar

Mbi 495 mijë nxënës nisin nesër arsimin parauniversitar

Inter mund SPAL-in 2-0

Inter mund SPAL-in 2-0

Zbardhet programi i qeverisë Rama II

Zbardhet programi i qeverisë Rama II
















TE FUNDIT

SHBA/ Nxënësit flasin pas sulmit: Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë…

SHBA/ Nxënësit flasin pas sulmit: Shoku më shpëtoi jetën, ai u qëllua në shpinë…
27 Gusht, 2025

Mesha e mëngjesit në kishën e shkollës katolike ku studionin u kthye në makth për nxënësit në Minneapolis, kur një...

Lexo më shumë

Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit

Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit
27 Gusht, 2025

Ndërsa Holanda shkon drejt zgjedhjeve dhe disa ministrat kanë dhënë dorëheqjen, kryeministri Dick Schoof dhe kabineti i tij sot kanë...

Lexo më shumë

Spiunonin për Serbinë, arrestohet piloti ushtarak dhe e dashura e tij nga Kosova

Spiunonin për Serbinë, arrestohet piloti ushtarak dhe e dashura e tij nga Kosova
27 Gusht, 2025

Dy persona në Kroaci janë arrestuar nën akuzën për spiunazh në favor të Serbisë. Në pranga ka rënë një pilot i Forcave...

Lexo më shumë

Ambasada ruse në Beograd:Për situatën në Serbi,zgjidhja vetëm sipas rregullave serbe

Ambasada ruse në Beograd:Për situatën në Serbi,zgjidhja vetëm sipas rregullave serbe
27 Gusht, 2025

Ambasada ruse në Beograd deklaroi se për situatën në Serbi zgjidhja e vetme është “dialogu në fushën e së drejtës”,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com