Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë do të thotë “Deep State” që i referohet Meta

2019/07/02 at 1:30 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë do të thotë “Deep State” që i referohet Meta

Presidenti Meta në fjalën e tij para mediave ditën e sotme tha për herë të parë publikisht se një grup i strukturuar, që ai e titulloi PPPd, po vepron me provokime dhe sipas parimeve të “Deep state” kundër interesave të shtetit shqiptar.


“Prej kohësh i kam bërë të qartë zotit Basha, zonjës Kryemadhi dhe mikut tim, Doktorit. Të jenë të kujdesshëm të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPPd. Është një grup i strukturuar që punon sipas parimeve të “Deep state” që kanë gjetur edhe njeriun e duhur për këtë çështje, i cili nuk vjen në takime me Presidentin, por lahet në pishinë, edhe pse Presidenti i ka treguar për muaj të tërë rrugën e zgjidhjes, e cila nuk është “Rama ik”, por “Rama reflekto”. Kjo ishte deri të shtunën. Tani kam një agjendë tjetër, “Edi thellohu”. Në rast se ti nuk je i pavarur të marrësh vendimet e tua në interes të vendit tënd, unë dhe gjithë shqiptarët e ndershëm që kanë ende gjak shqiptari, do ta mbrojmë Shqipërinë nga të gjitha ata miliarder që duan të kapin Shqipërinë” tha Meta.

Por çfarë është “Deep state” që i referohet presidenti. Në literaturën politike të demokracisë ai konsiderohet si një nga rreziqet ndaj shteteve demokratike në kuptimin që dëmton parimin e përfaqësimit dhe krijon që pakicë me shumë pushtet.

Sipas fjalorit të “Oxford”, “Deep state” do të thotë “një grup njerëzish, kryesisht pjesëtarë me ndikim brenda agjencive qeveritare dhe ushtrisë, që besohet se përfshihen në manipulim të fshehtë ose kontroll të politikave qeveritare”.

Po sipas fjalorit të “Oxford”, termi është një përkthim nga turqishtja i “derin devlet”, përdorur fillimisht në vitet 1990.

Sipas disa studiuesve, koncepti bazohet edhe në shembuj më të hershëm. Një prej tyre është praktika e Mustafa Kemal Atatürk në Turqinë e viteve 1920, kur ai ngriti një rrjetin e tij sekret brenda shtetit.

Shembulli i “deep state”, ose “shtetit brenda shtetit” është konsideruar institucioni i Kishës në Europën e shekullit të XVII dhe XVIII, kur diskutohej ndarja e saj nga shteti. Historianët kanë përshkruar gjithashtu si rast të “deep state” grupe individësh dhe agjensishë brenda Bashkimit Sovjetik dhe shteteve që u shkëputën nga Federata pas rënies së saj.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Deep State” është një term i përdorur për të përshkruar përplasjet dhe nepotizmin që ekziston brenda një sistemi politik. Termi është përdorur edhe për të përshkruar “një shoqatë hibride të përbërë nga elementë të Qeverisë dhe pjesëtarë të nivelit më të lartë nga bota e industrisë dhe financave që arrijnë të drejtojnë Shtetet e Bashkuara pa u bazuar te vendimi që kanë marrë njerëzit për t’u qeverisur përmes sistemit të tyre politik”. Rasti tipik i kësaj praktike janë vitet e presidencës së George W Bush, kur zëvendësi i tij Dick Cheney arriti të krijonte një qeveri brenda qeverisë për të influencuar vendimet e Presidentit, Senatit, Kongresit dhe Pentagonit.

Më së fundmi, pjesëtarë të administratës së Donald Trump kanë akuzuar CIA-n për përpjekje për të penguar Qeverinë në përmbushjen e synimeve politike.

Regjimi i Maduros në Venezuelë përshkruhet nga studiuesit se mbahet në këmbë nga një organizatë e quajtur “Karteli i Diejve” e cila përbëhet nga zyrtarë të lartë brenda qeverisë së vendit.

Në Itali , rasti më i famshëm i “deep state” është ai i “Propaganda Due”, një lozhë masonike e themeluar në vitin 1877. Në periudhën e drejtuar nga sipërmarrësi Licio Gelli, në vitet 1970 devijoi nga statutet e Masonerisë dhe ndërmori nisma subversive kundër qeverisë dhe rendit në Itali. /Opinion.al

 

Etiketa: deep statemetaorganizate


Ju sugjerojmë

Trump diskuton dërgimin e kompanive private ushtarake në Ukrainë
Bota

Trump diskuton dërgimin e kompanive private ushtarake në Ukrainë

30 Gusht, 2025 8:38 pm
Stuhia përfshiu edhe Shkodrën, por e “kursen” nga përmbytjet
Aktualitet

Dëmet që solli stuhia/Përmbytje në Vlorë dhe Durrës,rrëzohen pemët në Fier dhe Maliq

30 Gusht, 2025 8:18 pm
Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte
Bota

Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte

30 Gusht, 2025 7:50 pm
Kryebashkiaku i Çikagos nënshkruan një urdhër për t’i rezistuar planeve të Trump…
Bota

Kryebashkiaku i Çikagos nënshkruan një urdhër për t’i rezistuar planeve të Trump…

30 Gusht, 2025 7:10 pm
Makina hyn mes turmës në Francë, 1 i vdekur e 5 të plagosur
Bota

Makina hyn mes turmës në Francë, 1 i vdekur e 5 të plagosur

30 Gusht, 2025 6:22 pm
Votimi për nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Lista Serbe ankohet në Kushtetuese
Rajoni

Votimi për nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Lista Serbe ankohet në Kushtetuese

30 Gusht, 2025 6:10 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Çfarë ndodh nëse tarifat e vendosura nga Donald Trump shpallen të paligjshme?

30 Gusht, 2025 6:05 pm
Presidenti palestinez i kërkon SHBA t’i japë vizën para takimeve në OKB
Bota

Presidenti palestinez i kërkon SHBA t’i japë vizën para takimeve në OKB

30 Gusht, 2025 5:41 pm
Ukraina godet rafineritë ruse teksa Moska kryen sulm masiv me dronë
Bota

Ukraina godet rafineritë ruse teksa Moska kryen sulm masiv me dronë

30 Gusht, 2025 5:38 pm
Moti i keq, në Sarandë shpërthejnë ujërat e zeza
Aktualitet

Moti i keq, në Sarandë shpërthejnë ujërat e zeza

30 Gusht, 2025 5:34 pm
Para
Edi Rama dhe Ilir Meta reagojnë sërish

Meta propozoi zgjedhje parlamentare dhe presidenciale, reagon Edi Rama

Ndërhyrje kirurgjikale në verë? Çfarë këshillojnë mjekët specialistë

Ndërhyrje kirurgjikale në verë? Çfarë këshillojnë mjekët specialistë

Rudina Hajdari-Metës: Po shpërndave parlamentin thuaj burgut hapu

Rudina Hajdari lexon deklaratat e Metës si sulm ndaj SHBA dhe OSBE
















TE FUNDIT

Trump diskuton dërgimin e kompanive private ushtarake në Ukrainë

Trump diskuton dërgimin e kompanive private ushtarake në Ukrainë
30 Gusht, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është në bisedime për të dërguar kompani private ushtarake amerikane në Ukrainë, si pjesë e...

Lexo më shumë

Dëmet që solli stuhia/Përmbytje në Vlorë dhe Durrës,rrëzohen pemët në Fier dhe Maliq

Stuhia përfshiu edhe Shkodrën, por e “kursen” nga përmbytjet
30 Gusht, 2025

Stuhi me erë të fortë dhe reshje intensive shiu ishte e fortë në disa qytete të vendit pas mesdite. Reshjet...

Lexo më shumë

Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte

Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte
30 Gusht, 2025

Avokatët që mbrojnë të drejtat e njeriut në Argjentinë kanë dorëzuar një ankesë penale në gjykatat federale të vendit, duke...

Lexo më shumë

Kryebashkiaku i Çikagos nënshkruan një urdhër për t’i rezistuar planeve të Trump…

Kryebashkiaku i Çikagos nënshkruan një urdhër për t’i rezistuar planeve të Trump…
30 Gusht, 2025

Kryebashkiaku i Çikagos, Brandon Johnson, do të nënshkruajë të shtunën një urdhër ekzekutiv që përcakton planet fillestare se si qyteti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com