Partia Socialiste mbledh mesditën e sotme Asamblenë Kombëtare, ku pritet të diskutohet për zgjedhjet e reja në parti dhe rinovimin e strukturave dhe anëtarësimet e reja.
Rendi i ditës i Asamblesë parashikon dhe diskutimin e kërkesës së deputetit Ben Blushi dhe të disa deputetëve të tjetër socialistë që
mbështesin idenë e votimit për postin e kryetarit.
Një ditë më parë Komisioni i Garancive Statutore (KGS) ne PS pranoi vetëm pjesërisht kërkesën e deputetëve Ben Blushi, Arta Dade dhe
Mimoza Hafizi për interpretim të statutit ekzistues të Partisë.