Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve në Gjermani?

2025/02/25 at 8:39 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve në Gjermani?

CDU/CSU është fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa partia SPD e kancelarit pësoi një disfatë historike.


Një ndër pesë gjermanë votoi për AfD-në. Çfarë do të thotë kjo?

Forca më e madhe politike dhe posti i kancelarit të ardhshëm – këtë synim e ka arritur në zgjedhje Unioni CDU/CSU. “Ne i fituam këto zgjedhje federale të vitit 2025”, tha me entuziazëm kryetari i CDU-së dhe kandidati për kancelar i partive të Unionit, Friedrich Merz, të dielën (23.2.) në Berlin. Megjithatë, në selinë e CDU-së nuk pati ndonjë festë tepër të madhe, sepse Unioni priste një rezultat shumë më të mirë. “30 për qind plus X”, ishte slogani në fushatën zgjedhore.

Në fund fitoi 28.5 për qind, që do të thotë se Unionit CDU/CSU i duhet një partner tjetër i fuqishëm për koalicion. Teorikisht si partner koalicioni mund të jetë edhe AfD që ka zënë vendin e dytë, por Merz ka hedhur poshtë mundësinë e bashkëpunimit me këtë parti. Për AfD kanë votuar rreth një në pesë votues, pavarësisht faktit që disa pjesë të kësaj partie konsiderohen si të djathta ekstreme nga Zyra Gjermane për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues. “Ne u dyfishuam! Ata donin të na përgjysmonin, ndodhi e kundërta,” deklaroi në mënyrë triumfuese bashkëkryetarja e AfD Alice Weidel. Ajo shtoi se CDU dhe CSU mund të përmbushin premtimet e tyre elektorale, si përfundimi i migracionit të parregullt, vetëm në bashkëpunim me AfD-në. “Dora jonë do të jetë gjithmonë e shtrirë për të marrë pjesë në qeveri, për të zbatuar vullnetin e popullit, vullnetin e Gjermanisë”, tha Weidel.

Por partitë e Unionit përjashtuan kategorikisht një aleancë me AfD-në. “Ne kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme, për shembull në politikën e jashtme, politikën e sigurisë dhe në shumë fusha të tjera në lidhje me Evropën, NATO-n dhe euron,” shpjegoi Friedrich Merz refuzimin e tij për të bashkëpunuar me AfD. Dhe shtoi: “Mund të na shtrini dorën sa të doni”. Nga ana tjetër, Weidel kërcënoi se AfD si forca më e madhe opozitare do t’ju vëmë përpara.

CDU/CSU premton ndryshim në qëndrime

Tema kryesore në fushatën zgjedhore, krahas ekonomisë së dobët, ishte politika e azilit. “Pasiguria e gjermanëve është e dukshme,” tha kryetari i CSU Markus Söder, duke analizuar suksesin e AfD-së. Sipas tij, njerëzit nuk janë të sigurt se partitë e Unionit do t’i zbatojnë premtimet e tyre. Kjo është arsyeja pse shumë votues janë “lidhur” me AfD-në, tha Söder. “Ne do të bëjmë çmos për të ndryshuar drejtimin në Gjermani”.

SPD dhe të Gjelbërit konsiderohen si partnerë të mundshëm të koalicionit. Por partitë që kanë qenë deri tani në pushtet kanë probleme edhe me përpunimin e humbjeve në zgjedhje. SPD u godit veçanërisht rëndë, duke arritur rezultatin e saj më të keq që nga viti 1890, me vetëm 16.5 përqind të votave.

“Ky është një rezultat i hidhur zgjedhor për SPD,” pranoi kancelari ende në detyrë Olaf Scholz. Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius madje foli për një “rezultat shkatërrues, katastrofik”.

Dështimi i Olaf Scholzit

Olaf Scholz është kancelari i vetëm në pesë dekadat e fundit që nuk është rizgjedhur në këtë detyrë. Koalicioni i tij SPD, të Gjelbërit dhe FDP, zgjati më pak se tre vjet. Ai u shpërbë në nëntor 2024 për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta. Scholz ka bërë të ditur se në rast të pjesëmarrjes së SPD-së në qeverinë e ardhshme, ai nuk do të marrë asnjë detyrë ministrore.

Në zgjedhje u ndëshkua keq edhe FDP, e cila nuk është futur fare në Bundestag. Kryetari i FDP-së, Christian Lindner ka njoftuar tërheqjen e tij nga politika. Humbjet e të Gjelbërve janë më të moderuara. “Ne arritëm një rezultat solid,” tha kandidati kryesor i të Gjelbërve, Robert Habeck. Ne nuk u ndëshkuam aq keq, por donim më shumë dhe nuk ia dolëm”. Nëse partitë e Unionit kanë nevojë që të Gjelbrit të futen në koalicion, ne jemi të hapur për bisedime, shtoi Habeck.

E Majta shënon rritje të madhe

Përpara zgjedhjeve, CDU dhe CSU përjashtuan mundësinë e një koalicioni me të Majtën, si dhe me Aleancën Sahra Wagenknecht (BSW), e cila u nda nga e majta në fillim të vitit 2024. E Majta shënoi një rritje të papritur javët e fundit dhe në fund fitoi rreth 8.8 për qind të votave, që është një prej surprizave më të mëdha të zgjedhjeve. Ndërsa BSW mbeti jashtë Bundestagut.

Shikuar nga rezultatet e fundit, Unionit CDU/CSU i mjafton për koalicion vetëm një parti – SPD. Por negociatat nuk do të jenë të lehta. Friedrich Merz bëri thirrje për formimin e shpejtë të një qeverie: “Bota jashtë nuk na pret, as negociata të gjata koalicioni”.

Gjermania duhet të bëhet shpejt me qeveri të re, “në mënyrë që të mund të jemi përsëri të pranishëm në Evropë dhe në mënyrë që bota të shohë se Gjermania po qeveriset përsëri me besueshmëri”, tha Merz.

Deficiti buxhetor

Sfida më e madhe e qeverisë së re do të jetë financimi i buxhetet të ardhshëm. Të ardhurat tatimore nuk janë më të mjaftueshme për të mbuluar të gjitha detyrimet e qeverisë. Rritja e shpenzimeve ushtarake, rinovimi i infrastrukturës së rrënuar dhe tranzicioni ekologjik i vendit – e gjithë kjo kërkon miliarda. Për më tepër, Gjermania është në krizën më të rëndë ekonomike që nga ribashkimi.

Këto ishin zgjedhjet e para federale që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022. Që atëherë, qeveria gjermane ka dhënë rreth 28 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke e bërë Gjermaninë, pas SHBA-së, mbështetësin e saj më të madh.

Megjithatë, me ardhjen e presidentit amerikan Donald Trump, situata ka ndryshuar. Administrata e re amerikane po i kthen shpinën Evropës. Uashingtoni thotë se ndihma e mëtejshme për Ukrainën tani duhet të jetë kryesisht përgjegjësi e evropianëve. Europa do të duhet gjithashtu të mbështetet më shumë tek vetja në aspektin e mbrojtjes.

Pritjet ndërkombëtare nga Gjermania

Qeveria e re gjermane duhet të vendosë shpejt prioritetet, veçanërisht nëse Gjermania dëshiron të marrë një rol udhëheqës në Evropë, siç thanë Merz dhe CDU në fushatën zgjedhore. “Gjermania duhet të marrë sërish drejtimin në Evropë, jo më vete, por së bashku me Francën, Poloninë dhe një Bashkim Evropian të fortë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i CDU, Carsten Linnemann pak para zgjedhjeve.

Përveç nismave diplomatike, kjo kërkon edhe përpjekje të mëdha financiare. Pyetja kryesore në negociatat e koalicionit të ardhshëm do të jetë se ku do të sigurohen fondet e nevojshme: nëpërmjet kredive të reja apo ndryshimeve në buxhetin e shtetit? CDU/CSU dhe SPD kanë pikëpamje të ndryshme për këtë çështje.

Çfarë do të ndodhë me “frenën e borxhit”?

Kushtetuta gjermane parashikon që shteti nuk mund të shpenzojë më shumë se sa fiton. Përjashtimet lejohen vetëm në situata emergjente, fatkeqësi natyrore ose kriza të rënda ekonomike. SPD dhe të Gjelbërit besojnë se huamarrja është e pashmangshme. Kandidati i CDU-së për kancelar Friedrich Merz, nga ana tjetër, mbështetet në rritjen ekonomike dhe kërkon shkurtime të përfitimeve sociale. Kjo është e papranueshme për SPD-në dhe për të Gjelbërit, shkurtimi i shpenzimeve për mbrojtjen e klimës do të ishte tabu.

Bundestagu i ri duhet të konstituohet jo më vonë se 30 ditë pas zgjedhjeve, ose deri më 25 mars. Nëse deri atëherë nuk formohet një qeveri e re, qeveria aktuale do të qëndrojë në detyrë me një mandat teknik./DW



Ju sugjerojmë

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Para
GJKKO lëshon 24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor

GJKKO lëshon 24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor

Tiranë/ Të shpallur në kërkim për vjedhje, kanosje dhe drogë, policia arreston tre persona

Shpërthim me lëndë plasëse pranë një pallati në Orikum

“Këneta do përdori SPAK-un si mjet të vetin të luftës politike”/ Rama: Patronazhistët, më të mobilizuar se asnjëherë tjetër!

“Këneta do përdori SPAK-un si mjet të vetin të luftës politike”/ Rama: Patronazhistët, më të mobilizuar se asnjëherë tjetër!
















TE FUNDIT

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
7 Qershor, 2025

Shqipëria organizoi për herë të parë në histori, Euro U-17, një event ku morën pjesë tetë kombëtare, përfshirë edhe ekipin...

Lexo më shumë

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
7 Qershor, 2025

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund...

Lexo më shumë

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
7 Qershor, 2025

Zjarrfikësit duke tentuar të shuajnë zjarrin në një ndërtesë të goditur me dronin rus në Harkiv më 7 qershor. Rusia...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com