Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretaren e Brendshme britanike, Suella Braverman.
Kjo e fundit që ka treguar në rrjetet sociale se çfarë ka biseduar me ministrin shqiptar. Braverman ka përgëzuar Ballën për detyrën e re.
Së bashku, ata kanë rënë dakord që të intensifikohet marrëdhëniet e punës mes dy vendeve.
“Kënaqësi të flas me ministrin e ri të Brendshëm shqiptar, Taulant Balla dhe ta përgëzoj për detyrën e tij të re. Ne ramë dakord të intensifikojmë marrëdhëniet tona të ngushta të punës për të arritur qëllimet tona të përbashkëta, duke përfshirë trajtimin e emigracionit të paligjshëm, korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Suella Braverman.
Suella Braverman është zyrtarja që i cilësoi shqiptarët që jetojnë në Britani si kriminelë dhe trafikant dorge. Po ashtu, ajo ka kërkuar që të merren masa sa më të forta për të ndaluar hyrjen e emigrantëve shqiptarë në Angli.