TIRANE- Ka një kthesë në politikë. është pranuar të hetohet mbi CEZ përmes një komisioni parlamentar. Në fakt ishte një kërkesë e vjetër e PD për të hetuar vetëm marrëveshjen për largimin e CEZ nga Shqipëria, bërë nga qeveria socialiste. Kjo kërkesë u rrëzua nga mazhoranca disa ditë më parë. Ndërsa sot në mbledhjen e Kryetarëve është rënë dakord të ketë një hetim, por ama ai duhet të fillojë që nga që nga marrëveshja e privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë (OSSHE) nga qeveria “Berisha” në vitin 2009-ë. Pra që nga momenti kur çekët e CEZ-it erdhën në vendin tonë. Vendimi në Konferencën e Kryetarëve ka ardhur pas dakordësisë mes palëve, ndryshe nga dy ditë më parë, kur demokratët kundërshtuan kushtin e socialistëve. Pritet për tu parë nëse do të hetohen kryeministrat Berisha dhe Rama si dhe ministrat përkatës të Ekonomisë që nga 2009 e deri më sot për dëmet ekonomike që i shkaktoi vendit tonë kjo kompani. /Opinion.al