Ndërtuesi dhe biznesmeni, Fatmir Bektashi është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e SPAK.
Kujtojmë se ndaj tij është dhënë masa detyrim paraqitjeje dhe bllokim të pasaportës, e njëjta masë që është dhënë edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Bektashi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, pasi është pikërisht ai që ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezi për arritjen e qëllimit, i cili ka qene shfrytëzimi i territoreve sportive Partizani për kryerje ndërtimesh.