Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çështja Pacolli ngjall debat në Kosovë, Kurti fton në debat publik Thaçin

2020/04/30 at 8:26 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti nuk takohet me Thaçin, dekreti i shkon në zyrë me postë

Kryeministri në detyrëi Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se udhëtimi i presidentit Thaçi “pa protokoll e në kundërshtim me masat e marra ndaj pandemisë COVID-19, është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin”.

“Presidenti i Kosovës, Thaçi, duhet të pushojë me këto kalime kufiri pa protokoll e në kundërshtim me masat e marra ndaj pandemisë COVID-19. Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin. Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy, pra, unë Kryeministri në detyrë dhe ai Presidenti jashtë detyrës. Nëse don, le ta marrë me vete edhe Behgjet Pacollin. Në atë rast, po, edhe unë po e marr Xhelal Sveçlën e Rashit Qalajn”, ka shkruar Kurti.

Këto deklarata vijnë pasi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cilësoi shpifje dhe kërcënim për njerëzit e politikës deklaratat e ministrit të Brendshëm në detyrë në Kosovë, Xhelal Sveçla, lidhur me debatet që nxiti kërkesa e kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli për t’u kthyer në Kosovë në kohën e kufizimeve për shkak të koronavirusit.

Më herët, Sveçla në një konferencë për media ngriti dyshime nëse presidenti Thaçi gjatë udhëtimit në Shqipëri ka takuar deputetin Behgjet Pacolli.

“Mbrëmë vonë jam informuar nga ana e policisë kufitare që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kaluar kufirin shtetëror pak para orës 18:00 në drejtim të Shqipërisë. I njëjti është kthyer në Kosovë, pak pas orës 19:00, kur eskorta e presidentit është ndaluar është konstatuar se në veturën e dytë ndodhet presidenti”, ka thënë Sfeçla.

Ai tha që nëse konfirmohet se deputeti Pacolli ishte në veturë me presidentin Thaçi, atëherë edhe Presidenti duhet t’u nënshtrohet masave të izolimit, apo vetizolimit, sipas vendimit të Qeverisë, ndërkaq ka kërkuar nga deputeti Pacolli të tregojë për vendndodhjen e tij, duke thënë se nëse paraqitet në publik, pa iu nënshtruar masave, atëherë policia do të ndërmarrë veprime ndaj tij.

Presidenti Thaçi tha në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive se “prej çlirimit të Kosovës dhe deri dje kur kam dalur dhe hyrë në relacionin Kosovë-Shqipëri në procedurat e njëjta ndërsa për interesimin e Sveçlës dhe Kurtit, si ndërmarrje kriminale që është shndërruar dhe që ju intereson lokacioni im, unë jam në shtëpi”, tha presidenti Thaçi./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat
Aktualitet

Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat

7 Nëntor, 2025 6:58 pm
U kapën me kokainë dhe fishekë gjuetie, dy të arrestuar në Kakavijë
Kronikë

U kapën me kokainë dhe fishekë gjuetie, dy të arrestuar në Kakavijë

7 Nëntor, 2025 5:51 pm
SPAK firmos 9 masa sigurie për ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe biznesmenë
Kronikë

Akuzohen se ofruan para për të blerë vota për PS, SPAK dërgon për gjykim tre persona

7 Nëntor, 2025 5:08 pm
Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse
Bota

Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

7 Nëntor, 2025 5:03 pm
Indi, treni me pasagjerë përplaset me atë të mallrave, 11 viktima
Bota

Indi, treni me pasagjerë përplaset me atë të mallrave, 11 viktima

7 Nëntor, 2025 4:08 pm
Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare, FSHF nxjerr në shitje biletat
Sport

Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare, FSHF nxjerr në shitje biletat

7 Nëntor, 2025 3:57 pm
Çdo cigare të “vjedh” 20 minuta jetë, Italia peticion kundër pirjes së duhanit
Bota

Çdo cigare të “vjedh” 20 minuta jetë, Italia peticion kundër pirjes së duhanit

7 Nëntor, 2025 3:53 pm
Sylvinho: Ja pse e grumbulloj Nedim Bajramin, Andorra nuk pëson 5 gola as nga Anglia
Sport

Sylvinho: Ja pse e grumbulloj Nedim Bajramin, Andorra nuk pëson 5 gola as nga Anglia

7 Nëntor, 2025 3:10 pm
Vodhi sende me vlerë në një banesë dhe i fshehu në lokalin e tij, pranga 31-vjeçarit
Kronikë

Vodhi sende me vlerë në një banesë dhe i fshehu në lokalin e tij, pranga 31-vjeçarit

7 Nëntor, 2025 3:08 pm
Peruja shpall “non grata” Presidenten e Meksikës
Bota

Peruja shpall “non grata” Presidenten e Meksikës

7 Nëntor, 2025 3:04 pm
Para
Ideja për një ushtri europiane, Trump kritikon Macronin

Trump nuk zgjat afatin e udhëzimeve të distancimit fizik

Fauci mbështet Remdesivirin: Është një ilaç mund të bllokojë këtë virus

Fauci mbështet Remdesivirin: Është një ilaç mund të bllokojë këtë virus

Rihapen aplikimet për ndihmën nga paketa e parë financiare

Rihapen aplikimet për ndihmën nga paketa e parë financiare

TE FUNDIT

Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat

Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat
7 Nëntor, 2025

Në vijim të masave për rritjen e sigurisë rrugore dhe garantimin e qarkullimit të lirë të automjeteve në kryeqytet, Policia...

Lexo më shumë

U kapën me kokainë dhe fishekë gjuetie, dy të arrestuar në Kakavijë

U kapën me kokainë dhe fishekë gjuetie, dy të arrestuar në Kakavijë
7 Nëntor, 2025

Në Kakavijë Policia Kufitare ka vijuar kontrollet për goditjen e veprimtarive kriminale, ndërsa janë evidentuar 2 raste të paligjshmërive në...

Lexo më shumë

Akuzohen se ofruan para për të blerë vota për PS, SPAK dërgon për gjykim tre persona

SPAK firmos 9 masa sigurie për ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe biznesmenë
7 Nëntor, 2025

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona...

Lexo më shumë

Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse
7 Nëntor, 2025

Çështja e dërgimit të koreanëve të veriut për të luftuar përkrah forcave të Moskës në luftën pas pushtimit të Ukrainës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com