Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çështja McGonigal/Grupi i PD padi shtesë në SPAK: Rama u përfshi në marrëdhënie korruptive me ish-zyrtarin e FBI-së 

2024/03/18 at 4:13 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Barazi para ligjit”, Bardhi për masat ndaj Berishës: Pa autorizim nga Kuvendi, shkelje e rëndë kushtetuese

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka depozituar në SPAK, një shtesë padie në lidhje me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal.  

Në një njoftim nga Grupi i PD-së thuhet se, nga faktet dhe dokumentet e dorëzuara sot në SPAK del qartë se tashmë organet e drejtësisë amerikane, Prokuroria dhe Gjykata, kanë provuar përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se kryeministri Edi Rama, u përfshi në një marrëdhënie të paligjshme dhe korruptive me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal.  

Kujtojmë se MCGonigal është dënuar për shkelje të rëndë të besimit të publikut, lidhur me 225 mijë dollarë, që mori nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë kryeministrin Edi Rama. 

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike 

Tiranë, më 18.03.2024 

NJOFTIM PËR SHTYP 

Në vijim të komunikimeve të mëparshme lidhur me kallëzimin penal nr. 14, i vitit 2023, për të cilin është regjistruar procedimi penal lidhur me cështjen Edi Rama – McGonigal, sot Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike z. Gazment Bardhi, në cilësinë e tij si kallëzues, i është drejtuar SPAK me një informacion shtesë, shoqëruar me dokumente të reja, lidhur me këtë aferë të rëndë, duke kërkuar hetimin e Edi Ramës dhe mbajtjen e tij përgjegjës për aferën korruptive. 

Në 20 Shtator 2023, Charles McGonigal pranoi fajësinë lidhur me të gjitha akt-akuzat, të cilat përfshinin, ndër të tjera, vizitat e tij në Shqipëri, takimet me kryeministrin Edi Rama dhe “mbajtjen e një marrëdhënie të vazhdueshme me të”. Në të dhënat shtesë të dorëzuara në SPAK dokumentohet se McGonigal jo vetëm nuk deklaroi marrjen e parave, por avancoi interesat e biznesit dhe gënjeu FBI-në për aktivitetin e tyre të përbashkët me Edi Ramën, duke fshehur kështu faktin që ai kishte konflikt interesi dhe interesa financiare private. Gjykata Federale e Washington-it dënoi ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, për “shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë kryeministrin Edi Rama. Në vendimin e drejtesise amerikane thuhet shprehimisht se fakti që McGonigal kishte marrë para nga dikush që e kishte prezantuar me zyrtarë të huaj në Shqipëri “është një shkelje shumë serioze”. 

Nga faktet dhe dokumentet e dorëzuara sot në SPAK del qartë se tashmë organet e drejtësisë amerikane, Prokuroria dhe Gjykata, kanë provuar përtej cdo dyshimi të arsyeshëm se shtetasi Edi Rama, me detyrë kryeministër i Shqipërisë, u përfshi në një marrëdhënie të paligjshme dhe korruptive me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, duke pasur për qëllim që Edi Rama të dëmtonte partinë e tij kundërshtare, Partinë Demokratike të Shqipërisë, dhe shtetasi Charles McGonigal të realizonte përfitime monetare dhe favorizime shtetërore për shërbimet e ofruara kryeministrit shqiptar. 

Ju sugjerojmë

Derdhet naftë në Vjosë/Ndotet lumi i fundit i egër i Evropës, ngordhin gjallesat
Aktualitet

Derdhet naftë në Vjosë/Ndotet lumi i fundit i egër i Evropës, ngordhin gjallesat

27 Qershor, 2025 1:36 pm
“Votat për princeshën e burgjeve,Sara Mila”/Berisha:Komisionerët votuan gjithë ditën
Aktualitet

“Vota vdiq pa hyrë në kuti”/Berisha:Arkend Balla e Sara Mila, deputetë të karteleve!

27 Qershor, 2025 1:25 pm
Fundjavë e nxehtë me temperatura mbi 37 °C
Aktualitet

Fundjavë e nxehtë me temperatura mbi 37 °C

27 Qershor, 2025 1:19 pm
Berisha: Përveç trenit bullgar, u përdor mbushja dhe zëvendësimi i kutive të votimit
Aktualitet

Berisha: Përveç trenit bullgar, u përdor mbushja dhe zëvendësimi i kutive të votimit

27 Qershor, 2025 1:13 pm
Mbledhja e Konstituencës së FMN-së dhe BB-së, Malaj: Në 2024, PBB pati rritje…
Aktualitet

Mbledhja e Konstituencës së FMN-së dhe BB-së, Malaj: Në 2024, PBB pati rritje…

27 Qershor, 2025 12:59 pm
FSHF fond 3 milionë euro për futbollin shqiptar
Kryesore

FSHF fond 3 milionë euro për futbollin shqiptar

27 Qershor, 2025 12:52 pm
Koli Bele:Të jemi të kujdesshëm para se të themi që komisionerët kanë trafikuar vota
Aktualitet

Koli Bele:Të jemi të kujdesshëm para se të themi që komisionerët kanë trafikuar vota

27 Qershor, 2025 12:47 pm
Përfundon rinumërimi për Tiranën, Braho: Procesi nuk prodhoi asnjë ndryshim, ishte..
Aktualitet

Përfundon rinumërimi për Tiranën, Braho: Procesi nuk prodhoi asnjë ndryshim, ishte..

27 Qershor, 2025 12:39 pm
Asgjësohen 284 bimë narkotike/ Arrestohen pranë parcelave ku i kultivonin 2 shtetas
Aktualitet

Asgjësohen 284 bimë narkotike/ Arrestohen pranë parcelave ku i kultivonin 2 shtetas

27 Qershor, 2025 12:26 pm
Zjarri në Mirditë, kryetari i bashkisë thirrje të ndërhyhet nga ajri: Situata është kritike
Aktualitet

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra të shuara në 24 orë

27 Qershor, 2025 12:21 pm
Para
Hetimet për atentatin ndaj Gentian Bejtjes/ 25 të shoqëruar, “të njohurit” e botës së krimit jashtë vendit   

Hetimet për atentatin ndaj Gentian Bejtjes/ 25 të shoqëruar, “të njohurit” e botës së krimit jashtë vendit   

Zyrtari i lartë amerikan vizitë në Shqipëri, do të takohet me kryeministrin Rama 

Zyrtari i lartë amerikan vizitë në Shqipëri, do të takohet me kryeministrin Rama 

DASH shpall non-grata tre zyrtarë të lartë në rajon: Janë përfshirë në akte korruptive

DASH shpall non-grata tre zyrtarë të lartë në rajon: Janë përfshirë në akte korruptive

TE FUNDIT

Derdhet naftë në Vjosë/Ndotet lumi i fundit i egër i Evropës, ngordhin gjallesat

Derdhet naftë në Vjosë/Ndotet lumi i fundit i egër i Evropës, ngordhin gjallesat
27 Qershor, 2025

Një skandal mjedisor ka ndodhur në Parkun Kombëtar të Vjosës, ku në lumin e fundit të egër të Evropës është...

Lexo më shumë

“Vota vdiq pa hyrë në kuti”/Berisha:Arkend Balla e Sara Mila, deputetë të karteleve!

“Votat për princeshën e burgjeve,Sara Mila”/Berisha:Komisionerët votuan gjithë ditën
27 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën për mediat në selinë blu ka vijuar me akuza të forta ndaj...

Lexo më shumë

Fundjavë e nxehtë me temperatura mbi 37 °C

Fundjavë e nxehtë me temperatura mbi 37 °C
27 Qershor, 2025

Fundjava në Shqipëri do të jetë në ndikimin e masave ajërore të qëndrueshme dhe të nxehta. “Parashikohet që të ketë...

Lexo më shumë

Berisha: Përveç trenit bullgar, u përdor mbushja dhe zëvendësimi i kutive të votimit

Berisha: Përveç trenit bullgar, u përdor mbushja dhe zëvendësimi i kutive të votimit
27 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti mesditën e sotme konferencën për mediat në selinë blu. Kryedemokrati Berisha fillimisht u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com