Këtë të mërkurë pritet të mbahet seanca e radhës për gjyqin ndaj Fatmir Mediut për çështjen “Gërdeci”.
Në ambientet e GJKKO-së është paraqitur mëngjesin e sotëm djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha.
Pritet që Shkëlzen Berisha të japë dëshminë e tij lidhur me çështjen “Gërdeci”.
Para se të futej në ambientet e GJKKO-së, Shkëlzen Berisha është shprehur se do të flasë për mediat pasi të japë dëshminë e tij.
Seancën e kaluar, Shkëlzen Berisha nuk ishte i pranishëm në seancë dhe sipas prokurorëve të SPAK ai nuk banonte në adresën e dhënë.
Por në reagimin e tij, djali i liderit demokrat theksoi se nuk kishte pasur njoftim për t’u paraqitur në SPAK.