Komisioni hetimor i ngritur për aferën CEZ i ka dërguar të dyshuarit Nuel Kalaj kërkesën për tu paraqitur si dëshmitar.
Nuel Kalaj u thirr nga komisioni hetimor për privatizimin e CEZ-it disa ditë më parë, por nuk u paraqit në mbledhje, pavarësisht se kreu i këtij komisioni, Taulant Balla iu drejtua atij përmes një fletëthirrje.
Zarfi me fletë-thirrjen e Nuel Kalajt u kthye me mbishkrimin “larguar nga vendi”.
Nga Posta, letra iu kthye Kuvendit me mbishkrimin ‘larguar’.
Sekseri Nuel Kalaj është thirrur për të dëshmuar në komisionin hetimor lidhur me rolin e tij në privatizimin e OSSH-së te kompania çeke, CEZ.