Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ceremonia mortore e Papa Françeskut, Majlinda Frangaj: Prezentë edhe të burgosurit

2025/04/25 at 5:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ceremonia mortore e Papa Françeskut, Majlinda Frangaj: Prezentë edhe të burgosurit

Që prej 21 prillit, dita kur u nda nga jeta Papa Françesku, Vatikani dhe Roma kanë mirëpritur besimtarët që i kanë kushtuar homazhe Atit të Shenjtë. Sot është dita e fundit e homazheve pasi të shtunën ai do të varroset në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, siç ka shprehur dëshirën në testamentin e tij.

Përgatitjet për ceremoninë e varrimit po zhvillohen me përkushtim dhe pa ceremoni të shumta, një tjetër kërkesë e Papa Françeskut. Ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Frangaj ndan me programin “Rudina” në Tv Klan  zhvillimet e fundit të kësaj ngjarjeje. Veç delegacioneve, mirëpriten besimtarë nga e gjithë bota, emigrantë por edhe të burgosurit që do të pajisen me një leje të veçantë.

Majlinda Frangaj: Sot është dita e fundit e besimtarëve të cilët po i drejtohen Bazilikës së Shën Pjetrit për t’i bërë homazhe Papa Françeskut. Nesër në orën 10:00 do të jetë ceremonia mortore, pra mesha e funeralit të Papa Françeskut. Roma po përgatitet për të pritur edhe besimtarët që do të vijnë nga e gjithë bota. Një e veçantë është që do të jetë edhe prezenca e shumë emigrantëve, por edhe prezenca e të burgosurve që do t’u jepet një leje e veçantë për të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut. Kujtojmë që Papa Françesku i ka vizituar shpesh të burgosuit. Varrimi në shenjtoren Santa Maria Maggiore do të jetë privat, por nesër në Bazilikën e Shën Pjetrit, parashikohet që arkivoli do të kalohet edhe mes besimtarëve për t’i dhënë përshëndetjen e fundit Papa Françeskut.

Për shkak të pranisë së shumë personaliteteve, janë marrë masa strikte sigurie. Ambasadorja do të jetë pjesë e delegacionit shqiptar, që do të udhëhiqet nga presidenti Bajram Begaj.

Majlinda Frangaj: Ndërkohë që Roma po përgatitet për funeralin e Papa Françeskut që do të jetë nesër, pra mesha e funeralit është një siguri e paprecedentë. Do të jenë të pranishëm 130 delegacione ku do të kryesohen nga presidentët e vendeve. Nga Shqipëria sot mbërrin Presidenti i Republikës që do të kryesojë delegacionin zyrtar shqiptar, ku do të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm Hasani, gjithashtu edhe unë. Delegacioni shqqiptar është i përbërë nga 5 persona. Unë personalisht kam marrë pjesë që ditën e parë që Vatikani na dërgoi shkresën zyrtare për të bërë homazhe Papa Françeskut dhe dje isha me dy nga kryetarët e bashkive edhe arbëreshë të cilët dëshironin që të jepnin lamtumirën e fundit Papa Françeskut. Sot në orën 18:00 mbyllet Bazilika e Vatikanit.

Ju sugjerojmë

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
Bota

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

1 Shkurt, 2026 5:05 pm
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

1 Shkurt, 2026 1:01 pm
Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
Aktualitet

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

1 Shkurt, 2026 11:27 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

1 Shkurt, 2026 11:03 am
Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
Kryesore

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

1 Shkurt, 2026 10:59 am
Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
Bota

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

31 Janar, 2026 10:46 pm
Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë
Bota

Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë

31 Janar, 2026 9:51 pm
Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite
Aktualitet

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite

31 Janar, 2026 8:39 pm
Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse
Bota

Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse

31 Janar, 2026 8:09 pm
Para
SPAK firmos 9 masa sigurie për ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe biznesmenë

Akuzat për korrupsion/GJKKO dënon ish-kreun e IMT Elbasan Andri Mehja me 2 vite burg

Sektorët më problematikë për punonjësit

Sektorët më problematikë për punonjësit

Avioni ushtarak bie gjatë stërvitjes, vdesin 6 persona

Avioni ushtarak bie gjatë stërvitjes, vdesin 6 persona

TE FUNDIT

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
1 Shkurt, 2026

Ish- presidenti dhe ish-Kryeministri i Malit të Zi Milo Djuknovic ka mohuar të ketë patur njohje apo komunikim me Jeffrey...

Lexo më shumë

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas
1 Shkurt, 2026

Prej të paktën 4 orësh aksi rrugor Librazhd- Përrenjas është i bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve masive të dheut dhe...

Lexo më shumë

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
1 Shkurt, 2026

Në podcastin e tij “Flasim”, Kryeministri Rama ka folur edhe në lidhje me zhvendosjen e zyrës së Kadastrës së Vlorës...

Lexo më shumë

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
1 Shkurt, 2026

Një arsenal armësh zjarri dhe municionesh janë sekuestruar në Tiranë në zonën e Selitës, pas një operacioni policor të koduar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com