Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ceremonia e vitit të ri gjyqësor, Sadushi: Drejtësi e pavarur dhe e përgjegjshme

2026/01/26 at 11:26 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ceremonia e vitit të ri gjyqësor, Sadushi: Drejtësi e pavarur dhe e përgjegjshme

Në Gjykatën e Lartë po mbahet ceremonia e hapjes së vitit të ri gjyqësor. Kryetari, Sokol Sadushi mbajti fjalën hapëse ku tha se drejtësia duhet të jetë “e pavarur në vendimmarrje, e përgjegjshme në standarde dhe e denjë në raport me qytetarin.”


“Në këtë frymë, i drejtohemi njëkohësisht qytetarëve, profesionistëve të ligjit dhe institucioneve të Republikës, jo për të komentuar çështje konkrete, por për të riafirmuar parimet që duhet të udhëheqin drejtësinë. Që në fillim duhet ta themi qartë. Ky është një angazhim publik, i thjeshtë në formulim, por thelbësor në përmbajtje. Drejtësia duhet të jetë e pavarur në vendimmarrje, e përgjegjshme në standarde dhe e denjë në raport me qytetarin.”

Ai shtoi se pavarësia e drejtësisë është “garancia që qytetari të ketë një gjykim të paanshëm dhe të drejtë.” Sadushi theksoi përgjegjësinë si shtyllën tjetër të drejtësisë, teksa kërkoi mbështetje nga pushteti legjislativ e ekzekutiv. Për këtë, kërkoi investime në aspekte të ndryshme që shërbejnë për forcimin e sistemit të drejtësisë.

“Drejtësia është një përpjekje njerëzore e vazhdueshme për disiplinë, profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe qëndrueshmëri. Kur flasim për pavarësinë, duhet ta kuptojmë drejt se ajo nuk është privilegj, por garancia që qytetari të ketë një gjykim të paanshëm dhe të drejtë, i mbrojtur nga presionet dhe ndikimet. Pavarësia kërkon integritet, kurajo, profesionalizëm dhe etikë, që e bëjnë gjyqtarin të lirë në vendimmarrje dhe të fortë në arsyetim. Megjithatë, pavarësia kërkon edhe kapacitet institucional. Drejtësia duhet të jetë e arritshme për qytetarin, brenda një kohe të arsyeshme dhe me dinjitet. Kur sistemi mbingarkohet dhe qytetari nuk arrin dot në kohë te drejtësia, pavarësia zbehet në efektin e saj më thelbësor, mbrojtjen reale të të drejtave. Prandaj drejtësia matet jo vetëm me cilësinë e vendimit përfundimtar, por edhe me rrugën për ta arritur atë. Drejtësia e pavarur nuk vendos për të kënaqur askënd. Ajo vendos për të respektuar ligjin dhe për t’u dhënë kuptim të drejtave. Nëse pavarësia është kushti që drejtësia të jetë e paanshme, përgjegjësia është kushti që ajo të jetë e besueshme. Pavarësia pa përgjegjësi rrezikon të perceptohet nga qytetari si distancë nga nevojat e tij ose si mungesë llogaridhënieje. Përgjegjësia nuk është ndërhyrje në vendimmarrje”, tha Sadushi.

Sadushi renditi tri objektiva kryesore: qartësia dhe cilësia e arsyetimit, koha e arsyeshme dhe koherenca e parashikueshmëria. Këto i cilësoi angazhime kyçe në këtë vit të ri, ku theksoi vonesën e çështjeve të mbetura stok.

Së pari, qartësia dhe cilësia e arsyetimit: kur arsyetimi është i qartë, qytetari e kupton drejtësinë edhe kur nuk është dakord me të. Kur është i paqartë, atëherë humbet jo vetëm çështja, por edhe besimi. Prandaj, standardi ynë nuk duhet të jetë vetëm “të vendosim”, por “të shpjegojmë pse vendosim në atë mënyrë”.

Së dyti, koha e arsyeshme: drejtësia që vonon rrezikon të kthehet në padrejtësi. Sistemi gjyqësor përballet me një ngarkesë të lartë dhe me një stok çështjesh të prapambetura. Kjo sjell vonesa, që nuk janë vetëm çështje statistike. Janë qytetarë që presin, çështje që zvarriten dhe marrëdhënie juridike që mbeten pezull. Prandaj kërkohet menaxhim, disiplinë dhe përparësi të qarta.

Së treti, koherenca dhe parashikueshmëria. Një nga pritshmëritë më të forta të qytetarëve dhe të komunitetit juridik është që ligji të jetë i parashikueshëm. Ligji nuk kufizohet vetëm në normat e së drejtës. Ai merr kuptim edhe nëpërmjet interpretimit gjyqësor. Kur për raste të ngjashme jepen zgjidhje të ndryshme, krijohet pasiguri dhe cenohet besimi. Prandaj publikimi sistematik i praktikës gjyqësore, databazat e përdorshme dhe roli njësues i Gjykatës së Lartë nuk janë thjesht çështje profesionale. Ato janë çështje të sigurisë juridike dhe të besimit në drejtësi.

Mbështetja ndaj gjyqësorit është detyrim kushtetues, jo zgjedhje, as trajtim i privilegjuar. Për ta bërë këtë mbështetje reale, nevojiten financim i mjaftueshëm, politika të qëndrueshme për burimet njerëzore, programe infrastrukture dhe investime serioze në digjitalizim e siguri. Një shtet që kërkon drejtësi të fortë duhet të investojë në institucione të forta; përndryshe pavarësia mbetet vetëm një normë e shkruar, pa u bërë një garanci reale. Në të njëjtën kohë, drejtësia ka nevojë edhe për mbështetjen tuaj qytetare: respekt për institucionet, refuzim të çdo forme intimidimi apo ndikimi të paligjshëm dhe besim te procedura ligjore, jo te presioni, ndërhyrjet apo rrugët anësore. Drejtësia funksionon kur ligji respektohet nga të gjithë”, tha Sadushi.

Edhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari se nevojitet llogaridhënie dhe jo pavarësi pa përgjegjshmëri. Lamallari shprehu sërish edhe shqetësimin për numrin e lartë të të paraburgosurve, mungesën e gjyqtarëve dhe stokun e dosjeve.



Ju sugjerojmë

Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari

26 Janar, 2026 12:55 pm
Të vegjlit nuk i besojnë PD-së, bashkimin e opozitës e merr në dorë shoqëria civile
Politikë

Të vegjlit nuk i besojnë PD-së, bashkimin e opozitës e merr në dorë shoqëria civile

26 Janar, 2026 12:21 pm
Rama takim me Netanyahun në Jerusalem
Kryesore

Rama takim me Netanyahun në Jerusalem

26 Janar, 2026 12:19 pm
Protestuesit rrethojnë hotelin e agjentëve të ICE, nxirren sërish armët
Bota

Protestuesit rrethojnë hotelin e agjentëve të ICE, nxirren sërish armët

26 Janar, 2026 12:00 pm
10-vjetori i reformës në drejtësi, Begaj: Përgjigja ndaj një krize të thellë besimi
Aktualitet

10-vjetori i reformës në drejtësi, Begaj: Përgjigja ndaj një krize të thellë besimi

26 Janar, 2026 11:28 am
Përmirësohet shëndeti i Michael Schumacher pas 12 vitesh në koma
Sport

Përmirësohet shëndeti i Michael Schumacher pas 12 vitesh në koma

26 Janar, 2026 11:24 am
Babai goditi me thikë vajzën në Durrës, mbetet i plagosur edhe një kalimtar
Kronikë

Babai goditi me thikë vajzën në Durrës, mbetet i plagosur edhe një kalimtar

26 Janar, 2026 11:22 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Babai plagos me thikë vajzën në Durrës

26 Janar, 2026 10:19 am
Vrasja e dy amerikanëve, Trump: Demokratët vendosin të huajt mbi qytetarët e SHBA
Bota

Vrasja e dy amerikanëve, Trump: Demokratët vendosin të huajt mbi qytetarët e SHBA

26 Janar, 2026 9:50 am
Franca synon ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç deri në shtator
Bota

Franca synon ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç deri në shtator

26 Janar, 2026 9:28 am
Para
10-vjetori i reformës në drejtësi, Begaj: Përgjigja ndaj një krize të thellë besimi

10-vjetori i reformës në drejtësi, Begaj: Përgjigja ndaj një krize të thellë besimi

Protestuesit rrethojnë hotelin e agjentëve të ICE, nxirren sërish armët

Protestuesit rrethojnë hotelin e agjentëve të ICE, nxirren sërish armët

Rama takim me Netanyahun në Jerusalem

Rama takim me Netanyahun në Jerusalem
















TE FUNDIT

Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari

Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
26 Janar, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Selenicë, ku ka humbur jetën një i moshuar si pasojë e...

Lexo më shumë

Të vegjlit nuk i besojnë PD-së, bashkimin e opozitës e merr në dorë shoqëria civile

Të vegjlit nuk i besojnë PD-së, bashkimin e opozitës e merr në dorë shoqëria civile
26 Janar, 2026

Shoqëria civile ka marrë në dorë bashkimin e opozitës, pasi Partia Demokratike nuk arriti në asnjë moment pas zgjedhjeve të...

Lexo më shumë

Rama takim me Netanyahun në Jerusalem

Rama takim me Netanyahun në Jerusalem
26 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda e nisën vizitën tre ditore në Izrael duke vizituar vendin ku në...

Lexo më shumë

Protestuesit rrethojnë hotelin e agjentëve të ICE, nxirren sërish armët

Protestuesit rrethojnë hotelin e agjentëve të ICE, nxirren sërish armët
26 Janar, 2026

Mineapolis u përfshi nga skena kaotike të dielën në mbrëmje, kur protestues të zemëruar kundër ICE (Shërbimi i Emigracionit dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com