Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ceremonia e Pavarësisë/ Begaj: Përgjegjësi nga klasa politike, ta duam atdheun me vepra

2022/11/28 at 10:31 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Ceremonia e Pavarësisë/ Begaj: Përgjegjësi nga klasa politike, ta duam atdheun me vepra

Presidenti Bajram Begaj ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit në qytetin e Vlorës në kuadër të 110 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.


Në këtë ceremoni ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryebashkiaku Dritan Leli, si edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Duke vlerësuar sakrificat e popullit shqiptarë për atdheun, Begaj në fjalën e tij theksoi se politika dhe qytetarët duhet të tregojnë me vepra se e duan Shqipërinë.

Fjala e Presidentit Begaj

Me gëzim dhe krenari të ligjshme, Vlora lavdimadhe dhe heroike na fton sot për të kremtuar 110 – vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë shesh dhe në këtë qytet, më 28 nëntor të vitit 1912, për herë të parë kumboi Himni i Pavarësimit të Shtetit të ri Shqiptar, të një populli që hynte në epokën e mëvetësisë dhe sovranitetit, si kurorëzim i përpjekjeve, aspiratave dhe sakrificave të panumërta shekullore.

Patriotë të mëdhenj dhe mëndjendritur, nga të gjitha viset e Shqipërisë, udhëhequr nga i urti Ismail Qemali, jetësuan përpjekjet e mëdha të Rilindjes Kombëtare dhe i dhanë atdheut, vendin që i takonte në familjen e madhe të kombeve.

Historia jonë kombëtare është histori luftërash e sakrificash të paepura për liri, është histori përpjekjesh të pafundme për dije e progres, është histori e një populli që dashurinë për tokën dhe atdheun e ka mbi gjithçka.

Ngritja e flamurit në Vlorë nuk qe një akt i veçuar i një grupi atdhetarësh. As dhuratë a produkt i konjukturave diplomatike, që shpesh kishin dëmtuar interesat e kombit shqiptar.

Pavarësia e Shqipërisë ishte dhe mbetet vepër e madhe e kombit shqiptar, e brezave dhe patriotëve të panumërt, që me përgjegjësi historike, në ditët e rrezikut të madh, jetësuan vullnetin shekullor të popullit, me shumë guxim dhe largpamësi.

Ishte trimëria e djelmnisë kosovare dhe asaj mbarëshqiptare, që me heroizmin e qëndresën e kultivuar ndër shekuj, i dolën për zot vatanit dhe i demonstruan mbarë botës shenjtërinë e lirisë, gjuhës, atdheut dhe identitetit tonë kombëtar.

Kurora e pavarësisë së Shqipërisë sonë të dashur është e mbushur me gurë të çmuar, që nga lavdia e Gjergj Kastriotit, tek Lidhja Shqiptare e Prizrenit, hapja e shkollës së parë shqipe në Korçë, Lidhja e Pejës, Kongresi i Manastirit, dhe kryengritjet e njëpasnjëshme shqiptare në fillim të shekullit të XX.

I kujtojmë sot, të gjitha këto ngjarje të mëdha të historisë së kombit tonë, që brezat të mos harrojnë, që të kujtojnë me mirënjohje paraardhësit e tyre dhe të mbushen me krenari për atdheun, flamurin dhe identitetin kombëtar.

I kujtojmë për të reflektuar për atë që duhet të bëjmë, si individë dhe shoqëri, për përparimin dhe begatimin e mëtejshëm të atdheut dhe kombit tonë.

Sepse ky flamur dhe kjo tokë është amaneti i të parëve, është përkatësia dhe përgjegjësia e të gjithëve ne.

110 vjet pas shpalljes së pavarësisë, jemi dëshmitarë të ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Ballkan, në Evropë e në mbarë botën.

Kombi shqiptar ka forcuar gjithnjë e më shumë pozitat dhe rolin e tij të merituar, duke u bërë një faktor dhe aktor i besueshëm për paqen, stabilitetin dhe fqinjësinë e mirë në rajonin tonë.

Shqipëria është anëtare e denjë e NATO-s, aleancës më të madhe politike dhe ushtarake në botë, por edhe aleancës më të madhe të vlerave, të demokracisë dhe prosperitetit.

Shqipëria është partnere e besuar dhe aleate e SHBA-së, BE-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe shumë vendeve të tjera mike në botë.

Nëse para 110 viteve diskutohej cozpëzimi i trojeve shqiptare, sot Shqipëria si një anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e  Kombeve të Bashkuara, luan rol të rëndësishëm për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe për promovimin e demokracisë.

Ajo është e fokusuar në objektivin strategjik të integrimit në Bashkimin Evropian, si e ardhmja më e mirë dhe rruga më e sigurtë për Shqipërinë, për gjithë faktorin shqiptar në rajon dhe vetë rajonin.

Në fillim të dhjetorit, për herë të parë, jo vetëm në vendin tonë, por për të gjithë rajonin, mblidhet samiti BE-Ballkani Perëndimor. Një ngjarje dhe përgjegjësi e madhe.

Një mesazh mbështetjeje dhe inkurajimi për të gjithë shqiptarët dhe të ardhmen tonë në familjen evropiane duke nxitur njëherazi një përgjegjësi të shtuar për institucionet dhe klasën politike për vijimin e reformave dhe avancimin e agjendës evropiane.

Pavarësisht arritjeve, kemi rrugë të gjatë përpara. Por ajo që duhet të bëjmë, më së pari, është ta duam atdheun me vepra, me shërbim dhe idealizëm, ashtu si patriotët e mëdhenj, që nderojmë sot.

Historia jonë e lashtë dhe e re na vjen si amanet. Askund më mirë se në Vlorën e flamurit, e në këtë ditë, nuk mund të marrë vlerë mesazhi për përgjegjësinë e të gjithëve, dhe më së pari të klasës politike dhe institucioneve.

Ne duhet të jemi bashkë për zhvillimin e vendit, për ndërtimin e shtetit ligjor, për forcimin dhe demokratizimin e institucioneve dhe respektimin e çdo individi dhe të drejtave, që burojnë nga kushtetuta.

Duhet të jemi bashkë në luftën kundër korrupsionit, pabarazisë dhe varfërisë; bashkë për çështje të sigurisë kombëtare dhe reformës në drejtësi; bashkë për një shoqëri të lirë, të angazhuar dhe të arsimuar; për një Shqipëri të mundësive të barabarta, të medias së lirë, të institucioneve që u shërbejnë qytetarëve, e të rinjve që gjejnë hapësirë dhe shpresë për ëndrrat dhe idealet e tyre që të ardhmen  tyre ta ndërtojnë në vendlindjen e ture shqipëri.

Përgjegjësitë e Shqipërisë janë edhe më të mëdha se kaq.

Ne kemi detyrim për fuqizim të faktorit shqiptar në rajon. Kemi detyrim ndaj vëllezërve shqiptarë në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi, Luginën e Preshevës dhe diasporë në përmbushje të detyrimeve kushtuese dhe kombëtare.

Me ata nuk na bashkon vetëm gjuha dhe historia e përbashkët, por edhe aspirata kombëtare e Integrimit Europian dhe vlerat që ne ndajmë e dëshmojmë për paqen, bashkëjetesën, mirëkuptimin dhe begatinë.

Kemi sakrifikuar si asnjë komb tjetër në rajon, por sot Kosova është një shtet i lirë dhe i pavarur, që synon integrimin në BE dhe nATO.

Shqipëria mundet dhe duhet të mbështesë fuqizimin e shtetit të Kosovës në çdo drejtim, të jetë zëri i saj sa herë të jetë e nevojshme; bashkëudhëtare dhe mbështetëse e palëkundur e rrugëtimit të saj Euro-Atlantik.

 Të dashur motra dhe vëllezër,

Patriotët e mëdhenj që nderojmë sot janë shembulli më i mirë i bashkimit për interesat kombëtare.

Me këtë mesazh, unë dua t’i bëj apel sot vetëdijes shqiptare se atdheu dhe kombi kanë nevojë për përkushtimin, përgjegjësinë, shërbimin dhe dashurinë e secilit prej nesh.

Nga Vlora e bukur e flamurit, uroj sot të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, Arbëreshët, dhe shqiptarët kudo në botë: Gëzuar ditën e flamurit! Gëzuar 110 – vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë!



Ju sugjerojmë

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
Bota

Konflikti Izrael-Iran,Trump bisedë 50 minutëshe në telefon me Putin. Çfarë diskutuan

14 Qershor, 2025 7:32 pm
Izraeli, sulme ajrore ndaj Iranit/ Shpallet gjendje e jashtëzakonshme
Bota

Kina dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit: Mbështesim sovranitetin e Teheranit

14 Qershor, 2025 7:13 pm
Netanyahu: Do ta godasim kudo regjimin e Ajatollahëve
Bota

Netanyahu: Do ta godasim kudo regjimin e Ajatollahëve

14 Qershor, 2025 7:02 pm
Murale për Nedim Bajramin/ Futbollisti i kombëtares nderohet në qytetin e Tetovës
Sport

Murale për Nedim Bajramin/ Futbollisti i kombëtares nderohet në qytetin e Tetovës

14 Qershor, 2025 6:32 pm
Rikthimi në Francë shumë pranë, Monaco në negociata me Paul Pogba
Sport

Rikthimi në Francë shumë pranë, Monaco në negociata me Paul Pogba

14 Qershor, 2025 6:01 pm
Rrëzimi i avionit, si i mbijetoi përplasjes së avionit pasagjeri në vendin “11-A”
Bota

Rrëzimi i avionit, si i mbijetoi përplasjes së avionit pasagjeri në vendin “11-A”

14 Qershor, 2025 5:39 pm
Irani gati të mbyllë pikën më të rëndësishme në botë për transportin e naftës
Bota

Irani gati të mbyllë pikën më të rëndësishme në botë për transportin e naftës

14 Qershor, 2025 5:30 pm
Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza
Kronikë

Përplasi 5 këmbësorë dhe braktisi automjetin, kapet 39-vjeçari nga Kamza

14 Qershor, 2025 5:26 pm
Para
Berisha uron 110 vjetorin e pavarësisë: Sot po përballemi me një regjim

Berisha uron 110 vjetorin e pavarësisë: Sot po përballemi me një regjim

Messi shtyn me këmbë flamurin e Meksikës, boksieri: T’i lutet Zotit që të mos e gjej

Messi shtyn me këmbë flamurin e Meksikës, boksieri: T’i lutet Zotit që të mos e gjej

Iu merrnin para me forcë qytetarëve, burg për policët

Iu merrnin para me forcë qytetarëve, burg për policët
















TE FUNDIT

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
14 Qershor, 2025

Dasma e Avner Netanyahu, e cila ishte planifikuar për të hënën, është anuluar për shkak të konfliktit në vazhdim me...

Lexo më shumë

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
14 Qershor, 2025

Një senator dhe një zyrtare e lartë amerikane nga Minnesota, janë qëlluar me armë zjarri. Siç shkruan The Guardian, përfaqësuesja...

Lexo më shumë

Konflikti Izrael-Iran,Trump bisedë 50 minutëshe në telefon me Putin. Çfarë diskutuan

Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
14 Qershor, 2025

Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë diskutuar për përshkallëzimin e tensioneve mes Iranit dhe Izraelit në një bisedë telefonike këtë...

Lexo më shumë

Kina dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit: Mbështesim sovranitetin e Teheranit

Izraeli, sulme ajrore ndaj Iranit/ Shpallet gjendje e jashtëzakonshme
14 Qershor, 2025

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë marrë një tjetër përmasë ndërkombëtare, pasi Kina reagoi ashpër ndaj sulmeve të fundit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com