Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Celibashi pas takimit me kryeprokurorin Çela: Prokurorë të stacionuar në zyrat e KQZ me akses të plotë

2025/02/11 at 12:50 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Celibashi pas takimit me kryeprokurorin Çela: Prokurorë të stacionuar në zyrat e KQZ me akses të plotë

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi është takuar ditën e sotme me kryeprokurorin Olsian Çela, lidhur me masat e ndërmarra për të garantuar një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm më 11 Maj.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Celibashi tha se janë dakordësuar për një qasje të re proaktive për të hetuar dhe ndjekur penalisht shkeljet e ligjit zgjedhor, duke rritur bashkëpunimin mes KQZ, prokurorisë dhe policisë.

Kjo qasje e re do të përfshijë edhe caktimin e prokurorëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me akses të plotë në kohë reale të informacionit që vjen nga çdo qendër zgjedhore.

“Sot, prita në një takim pune Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, z. Olsian Çela. Diskutimet u fokusuan në rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional për të garantuar një proces zgjedhor të ndershëm, të lirë dhe të pacënuar nga paligjshmëria. Në përfundim të takimit, u dakordësuam mbi një qasje të re, më proaktive, për të hetuar dhe ndjekur penalisht shkeljet e ligjit zgjedhor, veçanërisht ato që lidhen me veprat penale të hetueshme nga Prokuroria në procesin elektoral.

Ky angazhim synon parandalimin dhe ndëshkimin e çdo përpjekjeje që cënon integritetin e zgjedhjeve. Për të forcuar mbikëqyrjen dhe ndërhyrjen e shpejtë në rastet e parregullsive zgjedhore, @KQZShqiperi dhe @ProkuroriaAl do të shtrijnë bashkëpunimin edhe me Policinë e Shtetit, në të gjithë territorin e vendit. Gjithashtu, dy institucionet do të vendosin në funksionim një protokoll koordinimi institucional, i cili do të përfshijë caktimin e personave të kontaktit nga Prokuroria e Përgjithshme, të stacionuar pranë KQZ-së, me akses të plotë në kohë reale të informacionit që vjen nga çdo qendër zgjedhore. Prokurori i Përgjithshëm më bëri me dije se janë duke u planifikuar një sërë masa në drejtim të organizimit të strukturave të prokurorisë që do të trajtojnë çështjet dhe detyrat zgjedhore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, duke adresuar në kohë çdo aktivitet të paligjshëm që mund të dëmtojë zgjedhjet.

Protokolli i koordinimit institucional për procesin zgjedhor do të garantojë shkëmbim të shpejtë dhe profesional të të dhënave, si dhe bashkëpunim të ngushtë për ndjekjen e rasteve të shkeljeve të ligjit zgjedhor. Së bashku me Prokurorin e Përgjithshëm riafirmuam angazhimin maksimal për të garantuar një proces zgjedhor të besueshëm dhe të mbrojtur nga çdo formë ndërhyrjeje apo abuzimi”, shkruan Celibashi.

Ju sugjerojmë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Para
Korrupsion dhe kontrabandë në Morinë, SPAK dërgon për gjykim 34 persona

Nesër zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës ndaj Erion Veliajt

“Ato grushte i hëngri tavolina”, Berisha komenton reagimet e Ramës: Shyqyr s’ishte ndonjë ministre se… 

“Ato grushte i hëngri tavolina”, Berisha komenton reagimet e Ramës: Shyqyr s’ishte ndonjë ministre se… 

Berisha: Chris LaCivita-s zgjodhi PD-në, vijon betejën që fitoi në SHBA 

Berisha: Chris LaCivita-s zgjodhi PD-në, vijon betejën që fitoi në SHBA 

TE FUNDIT

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com