Faturat që mbante në portofol e kanë nxjerrë zbuluar shqiptarin pa leje qëndrimi në Itali, madje edhe trafikant droge.
Bëhet fjalë për 33-vjeçarin C.N., i cili u ndalua në qendër të Kremonës, mbrëmjen e së martës, teksa po dilte me lëvizje të dyshimta nga një banesë në zonë.
Në këtë kohë, karabinierët e ndaluan për t’i bërë kontroll ku panë se shqiptari nuk kishte leje qëndrimi dhe shpjegoi se ishte i ftuar në shtëpinë e një kushëriri. Por nuk ishte kështu.
Brenda portofolit të shqiptarit financierët kanë gjetur dy fatura që lidheshin me pagesat mujore në emër të tij, për një pronë të vendosur pak më larg shtëpisë nga e cila po dilte, në qendër të Kremonës, raporton panorama.
Karabinierët kanë gjetur gjithashtu një palë çelësa që shqiptari u përpoq për t’u justifikuar duke pretenduar se ishin ato që bllokonin biçikletën në vendqëndrim, por që ishte një gënjeshtër fare e trashë.
Më pas policia gjeti shtëpinë për të cilën bëhej fjalë, vetëm falë faturave të furnizimit me ujë dhe energji elektrike.
Nga kontrolli në banesë u gjetën doza të shumta të substancave narkotike, të përgatitura për trafikim, të ndara dhe të fshehura në vende të ndryshme të banesës. U sekuestrua një total prej 38 gram hashash dhe kokainë, si dhe një peshore elektronike.