Vetëm dy minuta lojë kanë mjaftuar që Çekia të gjejë golin e parë ndaj Shqipërisë, në “EPET Arena”, duke i dhënë një goditje të madhe “Kuqezinjve” tanë.
Pasi mer një pasim të shkurtër në zonë nga Cerny, “fantazisti” i Slavia Prague, Tomas Chory kthehet bukur në zonën tonë dhe me një gjuajtje perfekte dërgon topin pas shpatullave të portierit, Thomas Strakosha. Rezultati shkon në 1 me 0.