Vështirësohet shkuarja me pushime për shqiptarët që kanë prenotuar në resortet turke.
Aeroportet e Turqisë nuk do të funksionojnë deri sa të sqarohet situata dhe të qetësohet gjendja.
Për këtë arsye autoritetet shqiptare kanë sugjeruar që askush të mos niset drejtë Turqisë.
Sipas zyrtarëve të shtetit shqiptar është bërë me dije, se ata që kanë menduar të kalojnë pushimet në Turqi dhe kanë prenotuar atje, u komunikohet të lidhen me agjencitë përkatëse si dhe të marrin konfirmimin nga aeroporti nëse është e mundur ulja në pistë.