Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ç’do të bëjë Putin, pa Amerikën si armik?

2017/01/02 at 6:55 PM
në Aktualitet, Bota, Komente, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Ç’do të bëjë Putin, pa Amerikën si armik?

Stephen Crowley

Debati i fortë mbi ndërhyrjet në kompjutera nga ana e Rusisë, bashkëfajësinë e Kremlinit dhe nëse këto ndërhyrje ndikuan që zgjedhjet të shkonin në favor të Trumpit, do të vazhdojë për disa kohë.

Më pak i debatueshëm është fakti që Trumpi ka sinjalizuar marrëdhënie më të ngrohta me Moskën.

Duke folur për veten e tij në vetë të tretë, gjatë fushatës Trumpi kandidat shpalli me krenari se “Presidenti Trump do të jetë shumë më i mirë për marrëdhëniet SHBA-Rusi”.

Dhe, e besonte apo jo udhëheqja ruse që Trumpi do të fitonte, të shumtë janë ata që thonë se në korridoret e Rusisë, pas fitores së Trumpit, nisën të hapen shishet e shampanjës.

Nëse Trumpi i përmbahet retorikës së tij gjatë fushatës – edhe pse, po të kesh parasysh tipin e tij kapriçoz, kjo është një “nëse” e madhe – ne mund të presim një ngrohje të marrëdhënieve mes SHBA dhe Rusisë, nga aq të ngrira sa janë aktualisht. E vërtetë, Kongresi, duke përfshirë një numër republikanësh, me shumë gjasë do të ngrejë pyetje të forta mbi çdo lloj détente-je me RUsinë. Por në fund të ditës, është krahu ekzekutiv që do të udhëheqë politikën e jashtme të vendit.

Rezultati mund të jetë më pak mbështetje për Ukrainën dhe NATO-n, dhe një zvogëlim, apo edhe heqje fare e sanksioneve. Secila prej këtyre do i jepte një shtytje të fortë liderëve të Rusisë. Kësaj mund t’i shtosh edhe një fitore të mundshme në Siri, si dhe valën e populizmit që ka përfshirë Europën, ku pjesa më e madhe e kësaj vale udhëhiqet prej politikanëve kundër establishment-it, që e shohin Putinin më shumë si aleat, se sa si kundërshtar. Nuk është habi se të shumtë janë ata që thonë që “Kjo është bota e Putinit, tashmë”.

Ndoshta. Edhe pse mund të mso e kuptojë ende, toka nën këmbët e Putinit ka lëvizur tashmë. Një problem është që, sado shqetësues që ishte Trumpi si kandidat, në një kuptim ironik, demokracia amerikane mbizotëroi: kandidatja që praktikisht mbështetej nga pjesa më e madhe e elitës politike dhe mediatike në vend, u rrëzua kur një pjesë e madhe e popullsisë, thjeshtë injoroi mendimin e tyre. Me Putinin që përballet me zgjedhje në vitin 2018, ky është një mësim që nuk është se i pëlqen shumë Kremlinit.

Sigurisht, Putini mundet gjithmonë të manipulojë zgjedhjet. Por një problem më i madh është që, nëse SHBA nuk është më armiku numër një i Rusisë, Putini nuk do të ketë tjetërkënd për të fajësuar, për gjendjen e trishtë të ekonomisë së Rusisë.

Pakënaqësia ishte e qartë tashmë, që pas rizgjedhjes së fundit të tij në presidencë në vitin 2012, kur në qytetet më të mëdhenj të Rusisë shpërthyen protesta masive, për manipulimin e votave dhe korrupsionin. Menjëherë, Putini dhe të tijtë ndezën retorikën nacionaliste.

Protestat ndodhën, shpjegoi Putini, jo për shkak të zgjedhjeve të manipuluara, por sepse Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, “u dërgoi një sinjal” tradhëtarëve në Rusi. Në të njëjtën kohë që hidheshin akuza se Amerika po përpiqej të organzonte një revolucion, OJF-të e mbështetura nga perëndimi në Rusi u detyruan të regjistrohen si “agjentë të huaj”.

Rusëve iu tha se revolucioni i Maidanit në Ukrainë në vitin 2014, nuk ishte një kryengritje popullore kundër një presidenti të korruptuar, por “një grusht shteti fashist”, i orkestruar në Uashington. Me Perëndimin që u afrohej edhe më shumë kufijve të Rusisë, marrja e Krimesë – “Krimea është jona!” – ishte një veprim që pati mbështetje shumë të lartë popullore. Popullariteti i Putinit pësoi rritje, dhe sondazhe tregonin se përqindja e rusëve që e shihnin me sy të favorshëm SHBA ra nga 57% në vitin 2010, në 15% në vitin 2015.

Retorika e nxehur antiruse në fushatën presidenciale në SHBA, e ardhur kryesisht prej mbështetësve të Hillary Clintonit (që shumëkush supozonte se ishte presidente e sigurtë) vetëm sa i hodhi benzinë zjarrit të mediave ruse të kontrolluara prej shtetit, të cilat shkruanin se vendi ishte nën rrethim, dhe se rusët duhet të fillonin të kërkonin se ku ndodhej vendstrehimi më i afërt bërthamor.

Por nëse veprimet e presidentit Trump ndjekin retorikën e tij gjatë fushatës, çfarë do të bëjë Rusia, pa SHBA si armik?

Populli rus i njeh meritën Putinit se ka rigjallëruar ekonominë, pas viteve katastrofikë nëntëdhjetë. Megjithatë, një pjesë të madhe të meritës e kishin çmimet e lartë të naftës, të cilët tani kanë rënë sërish në gjysmë. Rubla ka rënë shumë në vlerë, pagat reale kanë rënë dhe punonjësit rusë – të cilët prej një kohe të gjetë supozoheshin se përbënin shtyllën kurrizore të mbështetjes për Putinin – po protestojnë gjithnjë e më të shumtë në numër, pasi në disa raste, pagat thjeshtë nuk paguhen fare.

Sipas Bankës Botërore, gjysma e rusëve rrezikojnë të bien në varfëri. E vërtetë, ekonomia ruse mund të mso bjerë më tej, por në të ardhmen e parashikueshme, stanjacioni duket që do të vazhdojë.

Putini ka fajësuar sanksionet e SHBA dhe BE për gjendjen e vështirë ekonomike të Rusisë. Në fakt, përpara zgjedhjes së Trumpit, ai kërkoi që SHBA të paguajë dëmin që kanë shkaktuar sanksionet (përfshirë kundër-sanksionet e tij), si një kusht për përmirësim të bashkëpunimit me SHBA. Një presidencë Trump mund të shpjerë në lehtësim të sanksioneve, por impakti tek rusët e zakonshëm ka gjasë të jetë i kufizuar.

Rusët nuk kanë përjetuar asnjëherë një rënie të zgjatur ekonomike, në 16 vitet që Putini ka qenë president (recesioni i 2009 ishte i thellë, por i shkurtër). Pa një armik si SHBA për të fajësuar, Putini do të sfidohet t’u shpjegojë rusëve përse raftet e tyre janë gjithnjë e më bosh. Kryeministri i tij, Dmitry Medvedev e pati problem ta bënte këtë, kur u tha kohët e fundit pensionistëve të zemëruar në Krime: “Nuk ka para. Por mbahuni!”

Retorika nacionaliste mund ta humbasë jehonën, kur, në metaforën ruse, propaganda e televizorit të humbasë përballë realitetit të frigoriferit. Ka shenja që një gjë e tillë po ndodh. Të dhënat e sondazheve nga Qendra Levada, e vetmja kompani sondazhesh e pavarur në Rusi, zbulojnë se rusët janë më të prirur se sa një vit më parë, që ta gjykojnë qeverinë e tyre në bazë të mirëqenies vetiake.

Ekonomia ruse përballet me probleme serioze strukturore afatgjata ekonomike. Në kushte të tilla, aventurat e Rusisë në politikën e jashtme do të bëhen gjithnjë e më të papërballueshme.

Kjo nuk është aspak “bota e Putinit”. Mund të ketë eufori në Kremlin për pak kohë. Por teksa zgjedhjet e tyre afrohen, udhëheqësit e Rusisë ndoshta do të duan të kujtojnë proverbën e vjetër: “Kujdes nga ajo që kërkon. Mund ta marrësh”.

Stephen Crowley është profesor i Politikës në Oberlin College, ky drejton programin e Studimeve mbi Rusinë dhe Europën Lindore.

Wilson Center – www.bota.al




Ju sugjerojmë

Mirëmbajtja e sistemit financiar shqiptar, 1.7 milionë euro për dy vjet
Aktualitet

Mirëmbajtja e sistemit financiar shqiptar, 1.7 milionë euro për dy vjet

17 Korrik, 2025 8:27 am
Rama pret Presidentin e Emirateve të Bashkuara: Mik i shtrenjtë i popullit shqiptar
Aktualitet

Rama pret Presidentin e Emirateve të Bashkuara: Mik i shtrenjtë i popullit shqiptar

17 Korrik, 2025 8:23 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 17 korrik 2025

17 Korrik, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 17 korrik 2025

17 Korrik, 2025 8:17 am
“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …
-U tha në Opinion

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …

16 Korrik, 2025 11:10 pm
Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.
-U tha në Opinion

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.

16 Korrik, 2025 10:58 pm
Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik
Aktualitet

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik

16 Korrik, 2025 10:38 pm
Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar
-U tha në Opinion

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar

16 Korrik, 2025 10:26 pm
Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës
Bota

Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës

16 Korrik, 2025 10:16 pm
Votimi i emigrantëve/ Mazniku: Nuk është bllokuar nga PS, por nga ana e partizanizmit
Kryesore

Akademi për trajnimin e bashkive në vend, Arbjan Maznikun në krye të saj

16 Korrik, 2025 10:01 pm
Para
Foto/ Këta pilotë janë të mahnitshëm dhe të pakrahasueshëm…

Foto/ Këta pilotë janë të mahnitshëm dhe të pakrahasueshëm…

Divorcet ulën dhunën, u dyfishua numri zgjidhjes së martesave

Divorcet ulën dhunën, u dyfishua numri zgjidhjes së martesave

Foto/ Skenat e pabesueshme të turmave të njerëzve

Foto/ Skenat e pabesueshme të turmave të njerëzve
















TE FUNDIT

Mirëmbajtja e sistemit financiar shqiptar, 1.7 milionë euro për dy vjet

Mirëmbajtja e sistemit financiar shqiptar, 1.7 milionë euro për dy vjet
17 Korrik, 2025

Mirëmbajtja e sistemit financiar shqiptar parashikohet të kushtojë të paktën 1.7 milionë euro për dy vitet e ardhshme. Ministria e...

Lexo më shumë

Rama pret Presidentin e Emirateve të Bashkuara: Mik i shtrenjtë i popullit shqiptar

Rama pret Presidentin e Emirateve të Bashkuara: Mik i shtrenjtë i popullit shqiptar
17 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme, ka pritur në Shqipëri Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 17 korrik 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
17 Korrik, 2025

Ditën e enjte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 17 korrik 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
17 Korrik, 2025

Dashi – Sot kërkohet të qëndrosh i qetë. Reflekto mbi të kaluarën por mos lejo të të mbërthejë emocionalisht. Fuqia...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com