Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çdo shenjë horoskopi ka një shpirt binjak, zbuloni tuajin

2018/04/09 at 3:49 PM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 5 min
A A
Si ta bëni Shën Valentinin sa më seksi bazuar në shenjën e horoskopit

Dikush e ka gjetur dhe dikush tjetër ende shpreson ta takojë. Po flasim për shpirtin binjak! Ata që e takojnë thonë se menjëherë e kuptojnë se kanë një person para të cilit ndiejnë një lidhje të veçantë dhe të pazgjidhshme.


Horoskopi mund të na tregojë shenjën e mundshme zodiakale të bashkëshortit tonë shpirtëror.

Shenjë për shenjë, lejoni që yjet t`ju orientojnë për të gjetur dashurinë që gjithmonë keni dashur të takoni!

Dashi

Shpirti juaj binjak i përket shenjës së Binjakëve. Për një person si ju, i cili i do sfidat dhe aventurat, është shumë stimuluese që të ketë një person kameleonik dhe të paparashikueshëm siç janë Binjakët. Kureshtja e tij dhe pasioni juaj së bashku formojnë një përzierje shpërthyese, nga të cilat asnjë nga ju nuk mund të bëjë pa to. Një Binjakë nuk mund të mërzitet me ju, me ato kthesa të vazhdueshme që ngjyrosin ditët e dashurisë dhe lumturisë. Seksi është dinamik!

Demi
Shpirti juaj binjak i përket shenjës së Gaforres. Të dyja këto shenja i japin një vlerë të madhe familjes dhe preferojnë një mënyrë jetese të rehatshme. Gaforret e dinë se si të respektojnë kohën dhe hapësirat tuaja dhe me ju në krah ato ndihen të sigurt duke gjetur më në fund ekuilibrin emocional. Demi nga ana e tij gjen te Gaforrja të gjithë butësinë dhe ngrohtësinë që janë të nevojshme për ta mbajtur zjarrin e pasionit të gjallë. Nën çarçaf ju nuk i njihni kufi, duke lënë mënjanë çdo formë të vogël të përtacisë.

Binjakët
Shpirti juaj binjak i përket Shenjës së Peshores. Ju jeni të dy shenja të ajrit dhe ndani një vizion shumë të lehtë të dashurisë, në çdo aspekt të saj. Peshorja arrin të përshtatet edhe me disa prej mënyrave tuaja të të bërit despotikë. Përveç një tërheqjeje të fortë fizike, ju bashkon edhe një marrëveshje fantastike mendore që inkurajon dialogun dhe ju lejon të bëni pa treguar gënjeshtrat e zakonshme. Ata të dy pëlqejnë të bisedojnë edhe nën çarçafë.

Gaforrja
Shpirti juaj binjak i takon Shenjës së Virgjëreshës. Ju jeni njerëz shumë të ndryshëm: ju doni të përkëdheleni, Virgjëresha në vend të kësaj bën shumë përpjekje për të treguar dashuri dhe butësi. Ju kompletoheni së bashku. Ju, me shumë durim, e ëmbëlsoni Virgjëreshën dhe nxirrni anën e saj më të ëmbël dhe më të butë. Virgjëresha, nga ana tjetër, ju jep të gjithë sigurinë që dëshironi dhe mban dyshimet dhe shqetësimet tuaja nën kontroll. Mund të krijoni zakone të vogla dhe romantike që e bëjnë çiftin tuaj unik dhe të paimitueshëm.

Luani
Shpirti juaj binjak i përket Shenjtës së Dashit. Ju duhet të keni në krah një person eksploziv, të zhurmshëm dhe entuziast ashtu si ju. Te Dashi gjeni të gjithë zjarrin që ju duhet për të ndjerë pasionin që keni. Tërheqja fizike mes jush tejkalon të gjitha kufijtë, por nuk është vetëm kjo ajo që e bën marrëdhënien tuaj të fortë. Dashi vlerëson ndershmërinë tuaj dhe sinqeritetin tuaj. Të dy përballoni çdo problem. Ju jeni një çift shumë bujar.

Virgjëresha
Shpirti juaj binjak i takon shenjës së Bricjapit. Ajo që ju bashkon është elementi juaj: Toka. Ju të dy doni një marrëdhënie serioze, të qëndrueshme dhe që ti rezistojë kohës. Për ta bërë marrëdhënien tuaj sa më të gjatë ju jeni të gatshëm për sakrifica të mëdha. Bricjapi e do ndjenjën tuaj praktike dhe ju doni aftësinë e tij organizative në jetën e përditshme. Në menaxhimin e parasë nuk mund të dëshironi një person më të mirë nga ana juaj. Në sferën seksuale, pas disa kohësh, mund të arrini një bashkëpunim të mirë.

Peshorja
Shpirti juaj binjak i përket shenjës së Shigjetarit. Ju keni një anën intelektuale shumë të fortë dhe do të kaloni orë e orë duke dëgjuar Shigjetarin që flet dhe ju tregon me entuziazëm shumë anekdota të vogla të jetës së tij. Shigjetari e do shijen tuaj estetike dhe ndihet i kënaqur nga komplimentet dhe mirësjellja juaj. Për të dyja është thelbësore të jetosh në paqe, pa grindje të panevojshme, në një atmosferë paqeje dhe humori të mirë. Jeta seksuale midis jush mund të jetë shumë argëtuese dhe origjinale.

Akrepi
Shpirti juaj binjak i përket shenjës së Luanit. Ju keni personalitete krejtësisht të ndryshme dhe pikërisht kjo ju tërheq në krahët e njëri – tjetrit. Luani pëlqen të luftojë për atë që dëshiron dhe juve ju pëlqejnë situatat e komplikuara. Luani dëshiron të jetojë gjithçka në dritën e diellit dhe ju mund ta mbani atë nën kontroll. Ju doni të jeni në hije dhe Luani ju bën të ndiheni të veçantë duke ju bërë të hiqni dorë nga një pjesë e vogël e errësirës suaj. Jeta seksuale midis jush është gjithmonë e ndezur.

Shigjetari
Shpirti juaj binjak i takon Shenjës së Demit. Edhe pse ka kaq shumë dallime mes jush, së bashku ju jeni në gjendje të jepni maksimumin dhe të gëzoni plotësisht kënaqësitë e jetës. Të dy jeni shumë të pasionuar. Ju e doni natyrën e kënaqshme të Demit dhe nga pikëpamja seksuale, nuk mund të dëshironi për një partner më të mirë. Demi e do jetesën tuaj të rehatshme: e lë veten të befasohet nga ju dhe në emër të dashurisë është i gatshëm të lërë mënjanë edhe përtacinë e tij.

Bricjapi

Shpirti juaj binjak i përket Shenjën e Peshqve. Në fakt, për një person të mbyllur si ju, keni nevojë për një shenjë të aftë për të zgjuar emocionet më të ulëta, me ëmbëlsi dhe ndjeshmëri. Peshqit, ndryshe nga ju, janë shumë të ndjeshëm dhe mund të kuptojnë atë që ju ndjeheni edhe pa nevojën e shumë fjalëve, duke ju çliruar nga kjo peshë e madhe. Në vend të kësaj, ju mund t’i mësoni Peshqit për t’i dhënë një formë konkrete ëndrrave të tij, veçanërisht nëse këto ëndrra ju shqetësojnë. Seksi mes jush mund të jetë magjik.

Ujori

Shpirti juaj binjak i përket shenjës së Ujorit. Vetëm një person i Shenjës tuaj mund të kuptojë gjithçka që kalon përmes mendjes suaj dhe të gjitha emocionet që ndieni. Shpesh ndani interesat dhe pasionet. Të dy e dini se edhe vetëm mund të jeni shumë mirë dhe ajo që ju bashkon me tjetrin nuk është kurrë nevoja, por një ndjenjë e vërtetë që vjen nga zemra. Në gjendjet tuaja të çuditshme, ju e doni dhe e respektoni veten duke e bërë çdo ditë unike dhe të paharrueshme. Nuk ke tabu në seks.

Peshqit
Shpirti juaj binjak i përket shenjën e Akrepit. Bashkimi juaj është një nga më romantiket të Zodiakut. Të dyja shenjat janë romantike, të dashura, të vëmendshme dhe xheloze. Shpesh ju pëlqen të krijoni një marrëdhënie simbiotike. Akrepi do ndjeshmërinë tuaj dhe ju bën të ndiheni tepër seksi. Ju kurrë nuk do të jeni në gjendje të bëni pa përkëdheljet e ëmbla të Akrepit, sidomos kur përpiqen të kërkojë falje për mënyrat e tij të të sjellurit. Seksi midis jush është sublim!



Ju sugjerojmë

“Shpati ishte një zemër e bardhë”, këngëtari përcillet të dielën në banesën e fundit
-Jetë dhe Stil

“Shpati ishte një zemër e bardhë”, këngëtari përcillet të dielën në banesën e fundit

29 Nëntor, 2025 3:35 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 29 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

29 Nëntor, 2025 12:19 pm
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

23 Nëntor, 2025 12:19 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 16 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

16 Nëntor, 2025 12:10 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 19 Tetor, zbuloni shenjat me fat

19 Tetor, 2025 10:49 am
Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Para
opinion lajm i fundit

Lajm i fundit/ Përmbyset autobusi në Elbasan

Motra e vogël e Encës ka ditëlindjen, ja urimi që i bën këngëtarja

Motra e vogël e Encës ka ditëlindjen, ja urimi që i bën këngëtarja

Shënim/Gjithë fajet i ka seksi!

Këto janë 12 vendet ku duhet të bëni seks një herë në jetë
















TE FUNDIT

Berisha për Salinjin: Po ndjek agjendë personale, në Durrës, baza e braktisi

Berisha për Salinjin: Po ndjek agjendë personale, në Durrës, baza e braktisi
4 Dhjetor, 2025

Agjendë personale i ka cilësuar Sali Berisha, takimet e Ervin Salianjit me demokratët. Në një deklaratë për mediat jashtë sallës...

Lexo më shumë

Balla debat me Shehajn: Kur përmend emri tim, laj gojën

Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim
4 Dhjetor, 2025

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla është përfshirë në një përplasje me deputetin opozitar Agron Shehaj. Ky i fundit...

Lexo më shumë

Forcat e Armatosura, 113 vjet/ Begaj: Kanë arritur të jenë në lartësinë e detyrës

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
4 Dhjetor, 2025

Sot është 113 vjetori i themelimit të Forcave të Armatosura. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Begaj deklaroi se...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
4 Dhjetor, 2025

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com