Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Caro Carlo

2016/12/15 at 10:10 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Arratisu

Nga Edison YPI


Ne ishullarët shqiptarë që mësuam italisht nga RAI dhe njihnim divat e gazetarisë italiane, ne që mbanim ment çfarë tha në këtë e atë rast, jo për Shqipërinë e mjerë që s’u kujtuan kurrë, por për lindjen komuniste, Jash Gavronski, Demetrio Volcic, Sergio Zavoli, Enzo Biagi, të pamë me shumë simpati mes mitingjeve të Partisë Demokratike të sapoformuar. Por pas pak po aq edhe u çuditëm me simpatinë tënde për krahun tjetër, krahun e atyre që vinin nga vrasjet, burgosjet, internimet, zvarrisjet. Me gjasa, atë zgjedhje ti e bëre duke çmuar më tepër latimin e shtirur të bijve të nomenklaturës se sa vrazhdësinë e viktimave të etërve të tyre vrasës. Nuk të falet që nuk kuptove të vërtetën uluritëse se bijtë e persekutorëve, jo pak prej të cilëve kishin parë Italinë, Europën, botën, nuk mund të ishin ndryshe veçse lajkatarë të zellshëm, servilë komunikativë, si dhe nuk konstatove se e drejta nuk ishte në anën e tyre por në anën e të ardhurve nga burgjet dhe internimet, në anën e viktimave të tyre të shumvuajtura, të cilët, mes tjerave taksirate, kishin dhe me aftësi të pakta komunikative. Me këtë zgjedhje na ngatërrove keqas. E kemi ditur se i majti nuk është në anën e të rehatuarve por në në anën e të dobtëve, të pambrojturve, çka në rastin tënd nuk u vërtetua.

Megjithatë, ne që kurrë nuk kemi qënë rigidë por vetëm tolerantë, përtej keqkuptimit tënd moskuptues, zgjedhja jote nuk na bëri fort përshtypje. Pranuam dhe respektuam profesionalizmin tënd gazetaresk, risitë që solle, shembullin që dhe në gazetari. Aq e vërtetë është kjo, sa sot e kësaj dite, sa i përket formës, gazetat më të mira shqiptare janë ato që më së shumti i afrohen modelin që solle ti. Një numur shkrimesh që unë me shumë qef i kam sjellë në gazetat e tua, janë prova e kësaj simpatie. Kështu pra, ti duke ndjekur instinktin tënd, ne duke mbrojtur pikëpamjet tona, kemi operuar brenda një harmonie dialektike produktive. Falë këtij mirkuptimi, s’ka asnjë problem edhe që ti duke kombinuar gazetarinë me biznesin ngre televizione e gazeta kur në pushtet është njëri dhe i shet kur në pushtet vjen tjetri.

Mirëpo mes nesh dhe teje është çfaqur një problem i madh.

Kam edhe unë një telekomandë që duke shetitur kanal më kanal ndal ndonjëherë edhe kanalin tënd, ku shoh me tmerr se je duke bërë diçka që më së paku është një keqkuptim dramatik, më së shumti krim. Ka ca kohë je duke dhënë rregullisht soc-filma.

Ata filma ty ndoshta të duken gjëra qesharake, groteske, dëshmi të një kohe që s’kthehet më, gjëra që përderisa i pëlqen audienca mund të transmetohen. Nuk është ashtu. Nuk është si mendon ti. Sido që të duken në sipërfaqe, ata filma janë bërë për të fshehur krime, burgosje, tortura. Përderisa kanë qënë të tilla në atë kohë, nuk mund të jenë ndryshe sot. Është e pabesueshme të bësh ti atë që nuk guxojnë ta bëjnë të tjerët. Është tepër e rëndë. Është goditje e ulët e pabesë, është atentat, ndaj gustos së publikut, ndaj vetë Demokracisë.

Duhet ti heqësh urgjentisht këllirat kriminale nga ekrani. Nëse do vazhdosh, do bësh gjënë më joprofesionale dhe më të pandershme, më të palejueshme; Duke pretenduar që po bën gazetari, do bësh politikë. Gazetaria politikën nuk e bën. Gazetaria politikën e interpreton.

Ngri, shit e bli sa të duash gazeta e televizione. Po deshe bëji të gjitha tunelet muzeume. S’ka asnjë problem. Sot i bën si di ti, nesër i ndreqim ne. Por nuk mund të mbash në qarkullim propagandë kriminale përmes filmave. Jo për një e dy e tre arësye. Për të gjitha arësyet. Ti mund të thuash se statistikat tregojnë se kaq e aq shqiptarë vazhdojnë ta duan kurvin, dhe përderisa e duan ata, ti je në të drejtën tënde që këtë dashuri tua shtosh duke i bërë ta duan edhe më tepër. Po, por meqënse përveç arsyeve materialistike ka dhe një prag moral nën të cilin askush nuk duhet të zbresi. Nuk duhet të lejosh që një pjesë e fajit për simpatinë ndaj kurvit kriminal të bjerë mbi ty. Është revoltuese, është tmerruese, është absolutisht e palejueshme, ndodhet përtej çdo mirkuptimi, përtej çdo tolerance, norme, bonsensi, përtej çdo përfytyrimi. Nëse nuk do ta ndalësh çfaqjen e atyre filmave, sot, tani, këtë çast, do na detyrosh të besojmë diçka tepër të hidhur për ty dhe të gjithë ne; se patën të drejtë ata që vite më parë të espulsuan si ngatrrestar të pandreqshëm. Do na detyrosh të mendojmë kështu përderisa nuk do mund të kemi asnjë shpresë për të parë tek ty një gazetar profesionalst idealist, por një materialist djallëzor shfrytëzues të rrethanave i cili jo në vendin e tij hiqet për demokrat liberal ndërsa në vendin e shumvuajtur fqinj bën çmos për promuovimin e një vrasësi pafundësisht më të egër se Musolini dhe të një ideologjie pakrahasimisht më kriminale se fashizmi.



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Foto/ Ledri dhe Gjiko shpërndajnë dhurata për fëmijët në nevojë të veshur si “babagjysha”

Foto/ Ledri dhe Gjiko shpërndajnë dhurata për fëmijët në nevojë të veshur si “babagjysha”

Balili në arrati/ Policia kontroll në resortin luksoz “Santa Quaranta”

Balili në arrati/ Policia kontroll në resortin luksoz "Santa Quaranta"

Mosarrestimi i Balilit, vjen në Tiranë prokurori shqiptaro-amerikan

Mosarrestimi i Balilit, vjen në Tiranë prokurori shqiptaro-amerikan
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com