Cara Delevigne ka treguar edhe njëherë se shprehja “edhe tullace është e bukur”, i përshtatet më së miri. Ajo është shfaqur në “MTV Movie Award” me kokën e rruajtur dhe ato pak qime që kishte lënë, i kishte lyer ngjyrë platin.
Ajo u shfaq e veshur me një fustan të zi dhe çizme sipër gjurit. Ajo gjithashtu kishte pikturuar një simbol me ngjyrë gri mbrapa kokës së saj në kuadër të ditës botërore për të drejtat e LGBT-së. Cara gjithmonë e ka deklaruar biseksualitetin e saj.