Ministri i Financave Shkëlqim Cani po zhvillon një takim informal me gazetarët nga ku ka deklaruar se financat kërkojnë një sistem të ri të mbledhjes së tvsh-së.
Cani pohon se tvsh-ja do të mblidhet tashmë nga kompani private duke paralajmëruar një tender ndërkombëtar për përzgjedhjen e kompanisë.
Sipas Canit, kompani të huaja kanë shprehur interes për këtë shërbim.
Ndërsa Zv.Ministrja Irena Beqiraj, thotë se deri tani, faturat tatimore nuk deklarohen në kohë reale.
“Të gjurmohen produktet nga dogana te konsumatori. Duam raportim në kohë reale të çdo transaksioni”, ka thënë Beqiraj.