Lorik Cana është pjesë e Kombëtares prej moshës 19 – vjeçare. Kapiteni i Shqipërisë udhëhoqi ekipin drejt kualifikimit në Euro 2016 që do të zhvillohet në Francë, atje ku nisi karrierën si profesionit. Natyrisht qendërmbrojtësi dhe i gjithë ekipi janë të përqendruar te takimi i parë në fazën e grupeve, atë ndaj Zvicrës në Lens.
Lorik Cana foli për faqen zyrtare të FIFA-s në internet. “Të gjithë e kemi mendjen te data 11 Qershor. Ndeshja e parë mund të jetë shumë e rëndësishme, mendja ime është vetëm për këtë takim. Nuk kam pasur një ëndërr më të madhe se të kualifikohem me vendin tim në një aktivitet të tillë, në Francë” – tha Cana për Fifa.com.
Lorik Cana pranoi edhe njëherë se në përfundim të aktivitetit do të vlerësojë mundësinë e tërheqjes nga Kombëtarja. “Do të flas me drejtuesit e federatës dhe me familjen time dhe të marr një vendim pas Europianit. Ky turne mund të jetë shumë mirë sfida ime e madhe e fundit” – deklaroi 32-vjeçari. /Tv Klan