Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cana drejt Amerikës: Dua të luaj me Klosen

2016/05/15 at 1:25 PM
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Cana drejt Amerikës: Dua të luaj me Klosen

Klose do t’i japë lam tumirën Lacios dhe me shumë gjasë edhe futbollit europian. Kjo për shkak se mediat e ndryshme raportojnë se gjermani është pranë nënshkrimit të kontratës me Nju Jork Redbulls. Një nga njerëzit që e ka njohur që në momentin e parë kur është afruar te Lacio, është Lorik Cana, i cili ka shpjeguar marrëdhënien e tij me sulmuesin gjerman te bardhekaltrit.


“Unë kam ardhur te Lacio së bashku me Klosen. Kemi qenë me fat që e kemi pasur në ekip. Është një privilegj për Lacion që ka pasur shërbimet e tij dhe gjithashtu për mua, që kam luajtur me të, pasi fama e tij është ndërkombëtare”, ka deklaruar Cana. Kapiteni i Shqipërisë ka vijuar me elozhet e tij për sulmuesin që ka mbyllur aventurën e tij me bardhekaltrit.

“Një shembull i profesionalizmit, ka shënuar shumë gola dhe profili i tij është i padiskutueshëm. Për një klub si Lacio ishte një lojtar mjaft i mirë dhe jo vetëm në fushë. Me profesionalizmin dhe mentalitetin e tij, gjithashtu ndikonte pozitivisht te shokët e skuadrës”, është shprehur Lorik Cana. Për Lorikun, edhe kur ishte pjesë e formacionit titullar të Lacios, shpesh i duhej që të përballej kundër Kloses në seancat stërvitore, te të cilat gjermani gjithashtu kishte ego të madhe.

“Kam pasur fatin të njihem me të edhe njerëzisht, jo vetëm në fushë. Ai është i jashtëzakonshëm, është një kampion dhe gjithmonë pikë referimi për të fituar. Klose gjithmonë ka kërkuar të fitojë, edhe në ndeshjen e kontrollit që zhvillonim të enjteve”, ka vijuar tregimin e tij kapiteni i Shqipërisë.

Në deklaratën e tij, mbrojtësi shqiptar flet edhe për miqësinë me Klosen, ndërkohë që i atribuon atij edhe cilësi të mira si shembull për t’u ndjekur:

“Klose ishte shumë i përpiktë në jetën e tij të përditshme dhe gjithçka e bënte duke menduar mënyrën më të mirë për të ruajtur gjendjen fizike. Ai ka qenë gjithmonë një pikë referimi për të rinjtë. I këshillonte ata, madje edhe për detajet si të ushqeheshin”.

E ardhmja

Lorik Cana është përfolur shumë se mund të mbyllë karrierën e tij në futbollin europian, për të nisur një aventurë përtej oqeanit, ku futbolli nuk është kaq impenjativ. Kur Klose është përfolur për një tratativë thuajse drejt realizimit me nju Jork Redbulls, Cana ka dhënë një detaj për të ardhmen e tij. “Të dielën (sot) do ta përshëndesë Lacio, sepse ai e meriton një kornizë të madhe të këtij klubi. Do të doja të luaja edhe një vit me Klosen. Kush e di, ndoshta vitin e ardhshëm mund të jemi në një klub, së bashku”, përfundoi Cana.

 



Ju sugjerojmë

Largohet Gentian Mezani, Mirel Josa merr drejtimin e Bylisit
Sport

Largohet Gentian Mezani, Mirel Josa merr drejtimin e Bylisit

21 Korrik, 2025 5:06 pm
FSHF hedh shortin për sezonin e ri të Superligës
Sport

FSHF hedh shortin për sezonin e ri të Superligës

18 Korrik, 2025 11:50 am
Kalendari i kampionateve 2025-2026, shorti hidhet të premten
Sport

Kalendari i kampionateve 2025-2026, shorti hidhet të premten

17 Korrik, 2025 11:34 am
Egnatia kërkon kualifikimin në Islandë
Sport

Egnatia kërkon kualifikimin në Islandë

15 Korrik, 2025 2:42 pm
Shqipëria U-19 do të luajë dy miqësore luksi ndaj Italisë në muajin gusht
Kryesore

Shqipëria U-19 do të luajë dy miqësore luksi ndaj Italisë në muajin gusht

15 Korrik, 2025 10:32 am
Zyrtare/ Vangjel Mile, trajneri i ri i Tiranës
Kryesore

Zyrtare/ Vangjel Mile, trajneri i ri i Tiranës

14 Korrik, 2025 3:39 pm
Tenistja vritet nga babai: E bëra sepse na mbante me bukë, ndihesha i poshtëruar
Sport

Tenistja vritet nga babai: E bëra sepse na mbante me bukë, ndihesha i poshtëruar

12 Korrik, 2025 4:42 pm
EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori
Sport

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori

12 Korrik, 2025 9:21 am
Ringjallet klubi ku dikur luanin Pele, Beckenbauer dhe Cruyff
Sport

Ringjallet klubi ku dikur luanin Pele, Beckenbauer dhe Cruyff

11 Korrik, 2025 5:23 pm
Kombëtarja U-21 luan miqësore me Gjermaninë, më 5 shtator në “Elbasan Arena”
Sport

Kombëtarja U-21 luan miqësore me Gjermaninë, më 5 shtator në “Elbasan Arena”

11 Korrik, 2025 2:58 pm
Para
Miti që rrethon trazirat në një ndeshje futbolli

Miti që rrethon trazirat në një ndeshje futbolli

PD: Gjysma e shqiptarëve paguajnë ryshfet

PD: Gjysma e shqiptarëve paguajnë ryshfet

Rrugët me pagesë, ja akset dhe tarifat për secilin automjet

Rrugët me pagesë, ja akset dhe tarifat për secilin automjet

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 22 korrik 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
22 Korrik, 2025

Dashi Ndonjëherë është mirë që të flasësh për çdo gjë pa ndjenjën se duhet të jeni të parët. Nuk duhet...

Lexo më shumë

Sllovenia përfshihet nga stuhia, mijëra njerëz pa energji elektrike në Lubjanë

Sllovenia përfshihet nga stuhia, mijëra njerëz pa energji elektrike në Lubjanë
21 Korrik, 2025

Sllovenia është përfshirë nga stuhi të forta me reshje të rrëmbyeshme shiu, erëra të forta dhe breshër. Raportet për dëmet...

Lexo më shumë

Humbja në zgjedhje, kryeministri japonez zotohet se nuk do të ‘lëshoj’ postin

Humbja në zgjedhje, kryeministri japonez zotohet se nuk do të ‘lëshoj’ postin
21 Korrik, 2025

Koalicioni qeverisës në Japoni ka humbur shumicën në Dhomën e Lartë të Parlamentit, por kryeministri Shigeru Ishiba ka bërë të...

Lexo më shumë

Dorëheqjet/Mbi 160 qytetarë kanë aplikuar për vendet e reja të punës në Bashkinë e..

Dorëheqjet/Mbi 160 qytetarë kanë aplikuar për vendet e reja të punës në Bashkinë e..
21 Korrik, 2025

Rreth 167 qytetarë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e administratës së bashkisë së Shkodrës deri më sot, 21 korrik,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com