Sekretari i Jashtëm Britanik, David Cameron ka anuluar takimin e parashikuar në axhendën e vizitës së tij në Shqipëri me Presidentin Bajram Begaj.
Shkak është bërë axhenda e ngjeshur e Cameron.
Mësohet se pas rreth 2 orësh vizitë zyrtare në Tiranë, David Cameron është nisur drejt aeroportit të Rinasit, prej nga ku do të largohet nga Shqipëria.
Cameron mbërriti rreth orës 11:00 në Tiranë ku u prit nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Më pas, Sekretari Cameron ka zhvilluar takim kokë më kokë me kryeministrin Rama. Pas takimit, Rama dhe Cameron kanë dhënë një deklaratë të përbashkët për shtyp.