Në deklaratën e kryeministrit britanik të dorëheqjes, David Cameron tha se ai kishte besuar se populli britanik do të zgjedhë rrugën e tij, mirëpo shtoi se tani duhet të përballet me vendime të mëdha.
“Kam luftuar për këtë fushatë, me pasion me kokë e me zemër. Kam qenë absolutisht i qartë në lidhje me besimin tim se Britania është më e fortë, më e sigurt dhe më mirë brenda Bashkimit Europian dhe kam bërë të qartë se referendumi ishte në lidhje me të ardhmen e vendit.
Populli britanik ka marrë vendim shumë të qartë, rrugët tona ndahen këtu, vendit i duhet një lider tjetër në këtë drejtim”, ka thënë David Cameron.