Gjykata e Posaçme ka caktuar datën e seancës së parë të gjyqit ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Gjyqi do të jetë më 12 tetor, ora 09:00, ndërsa çështja në ngarkim të tij do të shqyrtohet nga gjyqtari i posaçëm Erjon Çela.
Më 14 shtator, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, vendosi të kalojë për gjykim çështjen e Belerit, i arrestuar me akuzën e Korrupsionit aktiv në zgjedhje.
Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Ai akuzohet se ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij.