Slloveni Damir Skomina eshte caktuar per te drejtuar ndeshjen çerekfinale te Euro-2016 mes Uellsit dhe Belgjikes, te premten ne Lille (ora 21.00), beri te ditur UEFA.
Skomina, 39 vjeç, do te drejtoje ndeshjen e katert ne Euro: ai ka drejtuar ndeshjen mes Islandes dhe Anglise (2-1) ne 1/8 e finaleve, ndeshjen e dale barazim me Frances dhe Zvicres (0-0, gr.A) dhe ndeshjen e fituar nga Sllovakia ndaj Rusise (2-1, gr.B).
Kete sezon ai ka drejtuar gjysmefinalen kthim te Liges se Kampioneve mes Real Madrid e Manchester City. Ai ka drejtuar edhe Superkupen e Evropes ne 2012, qe eshte fituar nga Atletico Madrid nda Celsit (4-1).