Edhe pse reshjet janë ndërprerë prej disa ditësh, në zonën e Vlorës ato kanë lënë pasoja të rënda. Në disa zona ka çarje të tokës dhe dëmtim të rrugëve.
Rreshqitjet e tokes kane krijuar gropa të frikshme dhe prej kohësh banorët nuk kalojnë më aty. As ata që shkonin çdo ditë në Teqenë e Zonës. Rrëshqitjet në Kuzum Baba të Vlorës erdhën pas reshjeve.
Të rrezikuar janë edhe familjet lart në kodër. Dyshojnë se shkarjet mund të vazhdojnë në sistemin zinxhir. Banorët thonë që toka është çarë mbi tunelet nëntokësore të cilat janë hapur para viteve 90 në këtë zonë. Megjithatë zyrtarisht ende nuk është dhënë ky fakt.
Është bërë një tentativë nga e Bashkia e Vlorës për ta mbyllur gropën me inerte, por mungesa e rrugës pengon futjen e mjeteve të rënda, sikurse zyrtarët pretendojnë që Bashkia nuk ka fonde të mjaftueshme për rehabilitimin e zonës.