Byroja e Kuvendit ka zhvilluar mbledhjen, ku është konfirmuar përjashtimi i deputetëve të PD, vendim i marrë ditën e djeshme nga Komisioni i Etikës.
Sali Berisha dhe Flamur Noka mbeten të përjashtuar për 10 ditë ndërsa Belind Këlliçi dhe Edi Paloka për 5 ditë.
Mbledhja u zhvillua pas kërkesës së deputetëve demokratë, të cilët ankimuan vendimin e komisionit të Etikës.