Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bylykbashi: Për Dvoranin nuk ka vetting, Muçi i doli Ramës nga skema

2019/11/23 at 6:57 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bylykbashi: Për Dvoranin nuk ka vetting, Muçi i doli Ramës nga skema

Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi përmes një reagimi në rrjetet sociale ka hedhur akuza ndaj procesit të vettingut, të cilin kreu i KED, Ardian Dvorani e kaloi me sukses.

Bylykbashi shprehet në reagimin e tij, se Kushtetuta nuk vlen për Dvoranin, ndërsa thekson se ai ka kapërcyer çdo sulm që i ka bërë Kushtetuta, ligji apo Gjykata Kushtetues.

Ish-deputeti komentoi dhe vendimin e KPA për shkarkimin e prokurorit Besnik Muçin, i cili pak  kohë më parë ishte dekretuar nga presidenti Ilir Meta si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Bylykbashi ka thënë se në rastin Muçit vettingu “funksionoi”, pasi ai doli nga skema e kryeministrit Edi Rama, për shkak të dekretimit të presidentit. Ndërsa, për Dvoranin, ish-deputeti shkruan se, nuk ka vetting, por “Dvetting”.

Postimi i plotë:

Dvetingu i Dvoranit

Dvorani eshte gjyqtari i Gjykates se Larte me mandatin me te gjate, rekord. Ai ka 14 vite e gjysem antar i Gjykates se Larte edhe pse Kushtetuta e 1998 si dhe ajo e rremujeformuara e 2016, percaktojne se mandati eshte vetem 9 vite.

Besnik Muci eshte antari me mandatin me te shkurter ne Gjykaten Kushtetuese. Vetem 36 dite edhe pse mandatin me Kushtetute duhej ta kishte plot 9 vite.‎

Pra Kushtetuta nuk vlen per Dvoranin. Madje per Dvoranin nuk vlen as vendimi i Gjykates Kushtetuese. Me 27 korrik 2016 kur ai kishte me shume se 11 vite ne detyre, Gjykata Kushtetuese vendosi qe ta shkarkoje Dvoranin nga antar te Gjykates se Larte sepse e kishte me shume se dy vjet qe i kishte kaluar afati 9-vjecar i mandatit. ‎Edhe pse ky vendim eshte suprem, ai u hodh ne kosh qe Dvorani te sherbeje ne majat e Drejtesise.

Por prisni, ka me shume se kaq. Para Dvoranit bien jo vetem nenet e ligjit, te Kushtetutes, parimet e saj, por edhe maksima themelore e Drejtesise: “Ligji eshte i barabarte per te gjithe”. Per Dvoranin ligji eshte me i barabarte se per te tjeret.

Edhe Dvorani edhe Muci e kaluan me sukses shkallen e pare te vetingut. Dvoranit seç i dolen 100 milion leke te vjetra te padeklaruara‎ dhe vetingu i shkalles se pare ia quajti harrese dhe ia fali. Dvorani duhej per me tej. Muci kishte deklaruar 19 milion leke te vjetra si borxh nga familiaret dhe vetingu ne shkalle te pare ia quajti te rregullt. Muci ende nuk ishte gjyqtar kushtetues.

‎Po per Mucin qe i doli Rames nga skema sepse e emeroi Presidenti gjyqtar kushtetues, vetingu funksionoi. Ndersa per Dvoranin qe i duhet Rames sepse eshte gjyqtar i larte dhe kryetar i KED, nuk ka veting por dveting.

Besnik Mucit ia ankimuan vendimin e shkalles se pare te vetingut dhe shkalla e dyte e vetingut e shkarkoi sepse nuk ia quajten te ligjshme huane e familjareve per 19 milione leke te vjetra.

Dvoranit nuk ia ankimoi ‎askush vendimin qe i fali “harresen” e 100 milion lekeve. Nuk ia ankimoi as Komisioneri Publik qe i ankimoi Mucit 19 milionet, por nuk ia akimuan as gardianet e huaj te ONM qe si rregull duhet te mbikqyrin si shqiponja se mos rreshqet ndonje i korruptuar.

Dhe ja, kur i duhet partise, vetingu eshte si ato getat elastike qe hapen sipas mases se trupit, sado shemtuar te duket.

Porsi Skenderbeu me sulmet e turqve, Dvorani ka kapercyer ne menyre epike cdo sulm qe i ka bere Kushtetuta, ligji apo Gjykata Kushtetuese‎. Ndaj e kam thene here tjeter, duhet qe ta perfshijme me nen te vecante ne Kushtetute dhe, mundesisht, Banka e Shqiperise te nxjerre nje kartmonedhe me profilin e tij, si Skenderbeu./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!
-U tha në Opinion

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

11 Maj, 2025 10:36 pm
Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…

11 Maj, 2025 10:33 pm
Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit
Politikë

Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit

11 Maj, 2025 10:26 pm
Momenti më i bukur sot! Kandidatja për deputete i jep gji foshnjes në seli
-U tha në Opinion

Momenti më i bukur sot! Kandidatja për deputete i jep gji foshnjes në seli

11 Maj, 2025 10:25 pm
Me kapuç duke ikur me vrap, PD publikon videon: Në zyrën e padeklaruar të PS-së…
Aktualitet

Me kapuç duke ikur me vrap, PD publikon videon: Në zyrën e padeklaruar të PS-së…

11 Maj, 2025 10:16 pm
Lapaj në ‘Opinion’: Do kemi rezultat befasues në Republikë!
-U tha në Opinion

Lapaj në ‘Opinion’: Do kemi rezultat befasues në Republikë!

11 Maj, 2025 9:47 pm
Shtyrja e publikimit të rezultatit në Vorë, PS: Vendim i gabuar dhe zhgënjyes!
Politikë

Shtyrja e publikimit të rezultatit në Vorë, PS: Vendim i gabuar dhe zhgënjyes!

11 Maj, 2025 9:40 pm
“Bëhu burrë”, Haxhiu e Shehaj vënë një bast për Tiranën
-U tha në Opinion

“Bëhu burrë”, Haxhiu e Shehaj vënë një bast për Tiranën

11 Maj, 2025 9:38 pm
Berisha e sulmoi ashpër për anketimin, Haxhiu i përgjigjet në “Opinion”
-U tha në Opinion

Berisha e sulmoi ashpër për anketimin, Haxhiu i përgjigjet në “Opinion”

11 Maj, 2025 9:19 pm
Exit Poll i parë, Berisha: I ngjashëm me memorandumin e Kuçit!
Kryesore

Exit Poll i parë, Berisha: I ngjashëm me memorandumin e Kuçit!

11 Maj, 2025 9:16 pm
Para
“Kam paraqitur dorëheqjen”, trajneri i Tiranës: Kështu nuk punohet

"Kam paraqitur dorëheqjen”, trajneri i Tiranës: Kështu nuk punohet

Mike Pence vizitë të papritur në Irak

Mike Pence vizitë të papritur në Irak

“Gjahtarët”, skuadra speciale që kap bosët e mafies

“Gjahtarët”, skuadra speciale që kap bosët e mafies

TE FUNDIT

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!
11 Maj, 2025

Rezultatet e Exit Poll-it të Albanian Post u kthyen në faktor debati këtë të dielë. Pas kryedemokratit Sali Berisha, edhe Belind Këlliçi...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…

Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…
11 Maj, 2025

Drejtuesi për qarkun e Tiranës i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, live në emisionin “Opinion” në Tv Klan flet nga dyert...

Lexo më shumë

Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit

Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit
11 Maj, 2025

Në bashkinë e Pustecit në qarkun e Korçës mësohet se deri më tani janë numëruar tre kutitë e para në...

Lexo më shumë

Momenti më i bukur sot! Kandidatja për deputete i jep gji foshnjes në seli

Momenti më i bukur sot! Kandidatja për deputete i jep gji foshnjes në seli
11 Maj, 2025

Nga selia rozë te ajo blu dhe së fundmi te godina pak më modeste e Shqipëria Bëhet. Gazetarja Sibora Bitri ngjit shkallët dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com