Për deputetin demokrat Oerd Bylykbashi, reforma në drejtësi që pritet të votohet, duhet të ketë në thelb të saj konsensusin e këtij parlamenti.
Sipas Bylykbashit, është vetëm ky konsensus që do të garantojë jetëgjatësinë e reformës, për ta bërë më dinjitoze drejtësinë për shqiptarët e zkonshëm.
Nga salla e seancës plenare, Bylykbashi tha se “Kushtetuta s’mund të themelohet mbi konflikt”.