Në buxhetin e vitit 2016 Shërbimi Informativ Shtetëror ka kërkuar një shtesë në buxhet me 200 milionë lekë, por komisionet parlamentare të Ekonomisë dhe Sigurisë miratuan vetëm 9 milionë lekë.
SHISH e kërkonte këtë fond shtesë për të përmirësuar teknologjinë e përgjimit, por edhe për shpenzime operative si dhe shtim punonjësish.
Këto kërkesa të institucionit që ka një rol kyc në luftën kundër terrorizmit janë argumentuar me nevojën për t’iu përshtatur teknologjisë së përgjimeve, cka do ta bënte më efektive punën e SHISH./Lapsi.al