Adolf Hitleri ka qenë diktatori më i egër në botë, por jo i vetmi. Business Insider ka bërë një renditje të diktatorëve më fatkeqë, mes të cilëve ka listuar edhe Enver Hoxhën.
Diktatori komunist i Shqipërisë promovoi një politikë si ajo e Koresë së Veriut. Gjatë sundimit të tij për rreth 40 vjet, Hoxha ndaloi fenë, urdhëroi ndërtimin e mijëra bunkerëve dhe ndërpreu marrëdhëniet me shtetet më të rëndësishme botërore.
Më shumë se 2 mijë persona u burgosën gjatën regjimit të Enver Hoxhës, shkruan Business Insider.
Një tjetër diktator është Carlos Osoria Arana që udhëhoqi Guatemalën pas grushtit të shtetit të vitit 1954. Rreth 20 mijë njerëz kanë vdekur apo janë zhdukur gjatë sundimit të tij.
Rafael Trujillo udhëhoqi Republikë Domenikane për më shumë se 30 vite. Djali i tij më i madh u bë kolonel dhe zhvilloi një fushatë të ashpër hakmarrje ndaj atyre personave që dyshonte se kishin lidhje me vrasjen e babait të tij.