E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Kryetaren e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Klotilda Bushka dhe Zëvendëskryetaren Dhurata Çupi.
Përmes një njoftimi, ambasada e SHBA bën me dije se takimi u zhvillua për të diskutuar mbi prioritetet legjislative të Parlamentit.
Gjithashtu në fokus ishte dhe rëndësia e institucioneve të pavarura.
Postimi i plotë i ambasadës së SHBA-së:
E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua me Kryetaren e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Klotilda Bushka dhe Zëvendëskryetaren Dhurata Çupi për të diskutuar mbi prioritetet legjislative të Parlamentit.
Ato theksuan rëndësinë e institucioneve të pavarura, natyrën kritike të reformës në drejtësi në Shqipëri dhe rolin jetik të shumicës dhe opozitës në nxitjen e një demokracie të shëndetshme dhe gjithëpërfshirëse.