Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bushati: Modeli ynë në Shkodër dështoi

2019/11/06 at 9:51 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bushati: Modeli ynë në Shkodër dështoi

Ditmir Bushati ka pranuar që PS ka gabuar në Shkodër jo vetëm me kandidatin por me modelin. Për këtë ai ka kërkuar publikisht ndjesë.

Në një intervistë për A2CNN, ish-ministri i Jashtëm tha se një ndjesë i zyrtare i takon ta bëjë edhe Partia Socialiste dhe nuk pranoi akuzën e Edi Ramës se Valdrin Pjetri ishte propozim i tij.

“E para, e di gjithë Shkodra që kandidati nuk ishte propozim i strukturave socialiste të Shkodrës. E vërteta është e thjeshtë: struktura e PS në Shkodër propozoi 3 emra ndërkohë që Kryesia e PS ja dha besimin Valdrin Pjetrit”, tha ai.

“Një qytet i cili i ka rezistuar komunizmit, i ka rezistuar pushimeve të ndryshme, e ka mposhtur frikën qoftë përmes pentagramit apo humorit të hollë, sot nuk i nënshtrohet dot krimit, influencës së krimit. Qoftë edhe kur kjo influencë mund të vijë përmes politikës. Në rast se nuk adresojmë rrënjët e këtij fenomeni bëjmë gabim të merremi me kandidatin. Ne duhet të adresojmë rrënjët e këtij fenomeni. Duhet t’i bëjmë pyetjen vetes pse në tryezat tona u kthyen njerëz të cilët, partnerët tanë strategjikë, SHBA, i konsiderojnë si të papërshtatshëm. Çdo gjë tjetër është pasojë e këtij fenomeni”, shtoi Bushati.

Megjithatë ai mendon se prekja e politikës nga krimi nuk është një fenomen partiak.

“Pse zona të caktuara të Shqipërisë janë vatër të përleshjeve të grupeve të ndryshme me prapavijë kriminale? Kjo është çështje që kërkon një vullnet mbipartiak. Nëse dikush mendon se ky është një fenomen që ka prekur Partinë Socialiste, Partinë Demokratike në disa raste, apo LSI në disa raste të tjera, mendoj se gabon kur e konsideron këtë një fenomen partiak”, tha ai.

Sa i përket çështjes së shkëmbimit të kufijve të Kosovës me Serbinë ai u shpreh se ajo është një ide e vjetër serbe e vënë në dorën e disa shqiptarëve.

“Një ide e vjetër serbe, një ide që për fat të keq u vu edhe në gojën e disa shqiptarëve, që ndoshta nuk ishin vetëdijshëm për pasojat që do të sillte kjo ide”, tha ai.

Ish-ministri theksoi se qeveria duhej të kishte mbajtur një qëndrim më të qartë mbi debatin për kufirin. “Mendoj se nuk duhet të shpenzojmë kohë me rehabilitimin e të shkuarës së Serbisë. Duhet ta trajtojmë atë si një partner në rajon. Por nuk mund të bëjmë sikur nuk ndodh asgjë me fushatën agresive që Serbia bën kundrejt Kosovës dhe ne nga ana tjetër vazhdojmë të kultivojmë marrëdhënie sikur kjo nuk ndodh”, tha Bushati. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Reforma Territoriale, PS bën një hap pas “nëse PD nuk bojkoton më”
Kryesore

Reforma Territoriale, PS bën një hap pas “nëse PD nuk bojkoton më”

29 Janar, 2026 2:55 pm
Konferenca e Kryetarëve,PD:Njollë e zezë për Kuvendin. Peleshi: Zbatojmë rregulloren
Kryesore

Konferenca e Kryetarëve,PD:Njollë e zezë për Kuvendin. Peleshi: Zbatojmë rregulloren

29 Janar, 2026 2:01 pm
Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë
Kronikë

Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë

29 Janar, 2026 1:03 pm
VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…
Bota

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…

29 Janar, 2026 11:21 am
Bojkoti i PD/ Propozimi i PS për “Territorialen”: Marrim drejtimin e Komisionit
Kryesore

Bojkoti i PD/ Propozimi i PS për “Territorialen”: Marrim drejtimin e Komisionit

29 Janar, 2026 11:07 am
Shtëpia e Fëmijëve dhe kompleksin e Inspektorateve,Rama: U japim rrugë dy drejtimeve
Aktualitet

Shtëpia e Fëmijëve dhe kompleksin e Inspektorateve,Rama: U japim rrugë dy drejtimeve

29 Janar, 2026 10:56 am
Shtatë skenarët, çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin?
Bota

Shtatë skenarët, çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin?

29 Janar, 2026 10:54 am
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Bota

Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon

29 Janar, 2026 10:31 am
Bisedimet bërthamore, CNN: Trump shqyrton sulme në shkallë të gjerë ndaj Iranit
Bota

Bisedimet bërthamore, CNN: Trump shqyrton sulme në shkallë të gjerë ndaj Iranit

29 Janar, 2026 10:15 am
Ministria e Mbrojtjes: Mbi 345 milionë lekë për të dëmtuarit nga zjarret e verës
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Mbi 345 milionë lekë për të dëmtuarit nga zjarret e verës

29 Janar, 2026 9:25 am
Para
Opinion/ Shpërthimi i Ilir Metës!

Opinion LIVE - Kush i vjedh tokat në Shqipëri?

Ish-deputeti socialist: Shteti ka rënë, grupet kriminale drejtojnë qytetet

Ish-deputeti socialist: Shteti ka rënë, grupet kriminale drejtojnë qytetet

Artan Lame tregon kërcënimet që ka marrë: Nuk ruhem nga policia

Artan Lame tregon kërcënimet që ka marrë: Nuk ruhem nga policia

TE FUNDIT

Reforma Territoriale, PS bën një hap pas “nëse PD nuk bojkoton më”

Reforma Territoriale, PS bën një hap pas “nëse PD nuk bojkoton më”
29 Janar, 2026

Partia Socialiste është tërhequr, të paktën përkohësisht nga kërkesa për të marrë shumicën në Komisionin e Reformës Territoriale, me kushtin...

Lexo më shumë

Konferenca e Kryetarëve,PD:Njollë e zezë për Kuvendin. Peleshi: Zbatojmë rregulloren

Konferenca e Kryetarëve,PD:Njollë e zezë për Kuvendin. Peleshi: Zbatojmë rregulloren
29 Janar, 2026

Socialistët dhe demokratët janë përplasur sërish këtë të enjte në Konferencën e Kryetarëve të grupeve parlamentare, për shkak të mosthirrjes...

Lexo më shumë

Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë

Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë
29 Janar, 2026

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sot pezullimin e dënimit me burg për...

Lexo më shumë

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…
29 Janar, 2026

Makina e një kryetari bashkie në Filipine u sulmua nga një bandë kriminale me raketë hedhëse. Videoja nga momenti i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com