Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Burri shan gruan në sy të fëmijëve të mitur:Mami jot është k*rvë, do shkojë të…

2021/10/26 at 9:16 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Burri shan gruan në sy të fëmijëve të mitur:Mami jot është k*rvë, do shkojë të…

Emisioni Stop në Tv Klan ka publikuar sonte pamjet se si babai u flet keq për nënën e tyre 3 fëmijëve të mitur, duke përdorur fjalor banal. Rasti është shënuar në Mallakastër.


Fëllënxa Haxhiaj Islamaj është divorcuar nga bashkëshorti Jetnor Islamaj pas dhunës së këtij të fundit. Gjykata e Fierit i ka lënë nënës kujdestarinë e fëmijëve, por zonja Fëllënxa shprehet gjithashtu se nuk u ka mohuar të miturve takimet me të atin.

Në një nga këto takime, ish-bashkëshorti i mori fëmijët në shtëpinë e tij duke mos i kthyer tek e ëma. Por gjatë qëndrimit me babain, fëmijët kanë nisur duhanin, ndërsa vajzën më të madhe, 15 vjeç, e ka fejuar.

Në këtë pikë Fëllënxa merr urdhër të menjëhershëm mbrojtje dhe babait të fëmijëve i hiqet përkohësisht kujdestaria prindërore. Por urdhri nuk ekzekutohet, me justifikimin se nuk duan fëmijët.

Fëllënxa Haxhiaj Islamaj: U divorcova sepse ai ushtronte dhunë në familje. Kam ikur nga banesa sepse thoshte po nuk ike unë do të vras, kam vajtur në Policinë e Ballshit kam marrë urdhër-mbrojtje dhe jam larguar nga banesa me 3 fëmijët e mi sepse ushtronte dhunë dhe u detyrova bëra divorcin e ndarjes dhe gjykata m’i ka dhënë të 3 fëmijët mua t’i ushqej. Babai kishte për takim muajin Gusht që t’i mbante dhe një herë në muaj u detyrova që t’ia lija babait që t’i takonte fëmijët e tij sepse nuk mund të shmangeshin fëmijët nga babai, nuk e lejoja këtë gjë, por ai mori fëmijët për takim, kanë folur fëmijët në telefon 2-3 herë dhe pastaj kanë shkëputur çdo kontakt me mua sepse nuk i lejonte babai ngaqë i vajti fleta e divorcit në shtëpi që unë bëra ndarjen dhe përfitova të 3 fëmijët, dhe vajzën e madhe 15 vjeçe babai e ka fejuar. Vajza 8 vjeçe më thotë “o mami si do gatuaj? Më mëso të gatuaj se duam të hamë”. Unë kur flas me vajzën ai i jep duhan vajzës dhe djalit dhe thotë shiko çfarë po u bëj unë fëmijëve. Më thotë nuk ke për t’i parë më kurrë dhe i jam drejtuar Gjykatës së Fierit sepse këta fëmijë po më shkatërrohen, po më pijnë duhan, i kam thënë duhet të marr urdhër të menjëhershme mbrojtje për fëmijët dhe për veten, dhe gjykata ka vendosur që ka dhënë urdhër mbrojtje për fëmijët dhe për vete që të largohen nga banesa e babait, t’i drejtohen nënës, i ka dhënë urdhër policisë dhe shërbimeve sociale por ata nuk po e zbatojnë këtë rregull.

Emisioni “Stop” ka siguruar një video, ku duket Jetnor Islamaj, babai i fëmijëve, që u jep atyre cigare, ndërsa u thotë për të ëmën fjalë të rënda ofenduese (se është k*rvë dhe prostituohet).

Ish-bashkëshorti, Jetnor Islamaj: Tani është k*rvë ajo tani, tani është k*rvë.

Denoncuesja: O Kristi!

Fëmija: Eeeeooo…

Denoncuesja: Mos dëgjo atë, të keqen mami, ça thotë ai!

Ish-bashkëshorti: Mami jot është k*rvë, i thashë!

Fëmija: Nuk dëgjoj atë unë, joo!

Ish-bashkëshorti: Sa u q* ve sonte? Thuaj, sa lekë more?

Ish-bashkëshorti: Hë mi k*rvë, ik q*hu andej, ik! Do vijnë te ty ata?! Shiko si po q*het, shiko o Kristi! Shiko, shiko! Do pispilloset nashi, do lyhet do ngjyhet do të vejë të q* het. Ha, ha, ha, ha…

Gazetarja e emisionit Stop, Domenika Bajraktari, iu drejtua zyrës përmbarimore shtetërore në Fier dhe kryetari i zyrës, Julian Hoxhaj, shpjegon se janë bërë dy tentativa për ekzekutimin e vendimit të gjykatës, por ato janë penguar.

Sipas tij, Shërbimi Social nuk bashkëpunon pasi fëmijët që janë nën 10 vjeç duhet automatikisht të bashkohen me nënën./ Tv Klan

Etiketa: dhuneFëllënxa Haxhiaj Islamajstop


Ju sugjerojmë

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër
Kronikë

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër

7 Shkurt, 2026 9:35 am
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

SHBA: Trump preferon diplomacinë me Iranin, por nuk përjashton opsionet ushtarake

7 Shkurt, 2026 9:12 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 shkurt 2026

7 Shkurt, 2026 9:08 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

7 Shkurt, 2026 9:07 am
“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
Aktualitet

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

6 Shkurt, 2026 11:18 pm
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

6 Shkurt, 2026 11:12 pm
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

6 Shkurt, 2026 9:49 pm
Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
Kryesore

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

6 Shkurt, 2026 8:06 pm
Para
Ahmetaj i përgjigjet Palokës për çmimin e makinës: Shpërndau lajm qorr e thuthuq

Ahmetaj i përgjigjet Palokës për çmimin e makinës: Shpërndau lajm qorr e thuthuq

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ofendonte ish-gruan, institucionet i heqin fëmijët nga duart babait abuzues

Ofendonte ish-gruan, institucionet i heqin fëmijët nga duart babait abuzues
















TE FUNDIT

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
7 Shkurt, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë këtë të shtunë në një një komunikim online me qytetarët, ku ka...

Lexo më shumë

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
7 Shkurt, 2026

Është gjetur pas 29 ditësh kërkime, trupi i pajetë i 30 vjeçarit Jurgen Karaj, nga fshati Fullqet i Klosit. I...

Lexo më shumë

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër
7 Shkurt, 2026

Tentoi të merrte me dhunë, nën kërcënimin e thikës, shuma parash në filialin e Postës Shqiptare dhe në një subjekt...

Lexo më shumë

SHBA: Trump preferon diplomacinë me Iranin, por nuk përjashton opsionet ushtarake

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
7 Shkurt, 2026

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar të enjten se diplomacia është zgjedhja e parë e presidentit amerikan Donald Trump për përballjen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com