Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Burri me dy gra: Rudina ishte xheloze për gruan e dytë, ndaj më qëlloi

2016/07/31 at 8:34 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Burri me dy gra: Rudina ishte xheloze për gruan e dytë, ndaj më qëlloi

Besnik Basha, i plagosur dy ditë më parë gjashtë herë me thikë nga e shoqja, është shprehur për oficerët e Policisë Gjyqësore se Rudina muajt e fundit kishte probleme me shëndetin mendor.


Sipas tij, ai ka tentuar dy-tri herë ta dërgojë për vizitë te mjekët psikiatër, por ajo nuk ka pranuar. Në deklaratën e tij 45-­vjeçari ka mohuar ta ketë keqtrajtuar gruan. Por nuk ka përjashtuar mundësinë se shkak i gjendjes së saj të jetë bërë xhelozia, pasi ai jetonte bashkë me dy gratë dhe 10 fëmijët, katër me njërën prej grave dhe gjashtë me tjetrën. Megjithëse ndodhet ende në spitalin rajonal të Peshkopisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat” për 45-­vjeçarin, për veprën penale të “armëmbajtjes pa leje”.

Dy martesat

Duke sqaruar dy martesat e tij, 45­-vjeçari bulqizak ka deklaruar se me Rudinën është martuar në vitin 2001 dhe me gruan tjetër në vitin 2009. Pra, me të dyja gratë ai ka qëndruar njëherësh, në të njëjtën banesë, për shtatë vite. Basha nuk ka dhënë detaje se si e ka pritur Rudina martesën tjetër të tij dhe nëse ata kanë pasur konflikte për këtë shkak. “Gjashtë muaj më parë Rudina u bë keq. Kishte një sjellje agresive dhe shpesh nuk kuptonte çfarë bënte. Bëra të pamundurën ta vizitoja dhe ta mjekoja. Ajo kaloi në depresion. Me sa kuptoj, ajo ndikohej nga thashethemet e të tjerëve në fshat. Me siguri i kanë thënë se nuk është mirë që dy gra të kenë të njëjtin burrë. Unë jam përpjekur t’ia plotësoj të gjitha nevojat. Nuk kam bërë dallime mes dy grave apo fëmijëve që kisha me to.  Rudina vendosi të largohej nga shtëpia në shkurt të këtij viti. Duke parë gjendjen e saj jo të mirë shëndetësore, nuk e pengova”, është shprehur më tej Besnik Basha.

Falja

45­-vjeçari mësohet se është mysliman i devotshëm dhe shkon në xhami rregullisht. Për këtë shkak ai është shprehur në polici se ia fal Rudinës krimin e kryer. “Nuk e besoj as tani se Rudina ka dashur të ma marrë jetën. Atë ma ka dhënë Zoti dhe askush nuk ma merr dot. Uroj që Rudina të bëhet më mirë dhe të kthehet pranë fëmijëve”. Mirëpo banorë të fshatit thonë se gruaja mund të jetë ndikuar nga xhelozia dhe kjo mund ta ketë rënduar atë psikologjikisht. Kjo pasi, sipas tyre, ai bënte më shumë për gruan tjetër dhe kjo ishte e dukshme në fshat. Madje edhe vetë ai publikisht e pranonte si me shaka te banorët këtë fakt. Burime pranë Drejtorisë së Policisë Dibër sqaruan se 36­ vjeçarja po iu nënshtrohet disa ekzaminimeve shëndetësore, çka mund t’ia lehtësonte ndëshkimin ligjor. Të afërmit e Rudinës kanë marrë gjashtë fëmijët në shtëpinë e tyre dhe po kujdesen që ata të mos kenë probleme.

Lidhur me armën e gjetur në banesën e tij, Besnik Basha është justifikuar se atë e mbante prej viti 1997, kohë kur u hapën depot e ushtrisë. Ai është betuar se e dispononte vetëm për vetëmbrojtje në fshatin e largët malor. Basha nuk ka dhënë shpjegime se cilat ishin shkaqet e një martese të dytë, por ai është shprehur se nuk kishte dijeni për pasojat që vijnë nga ky veprim i paligjshëm./ Panorama.al Bulqizë Albi Lala



Ju sugjerojmë

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
-U tha në Opinion

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

18 Nëntor, 2025 11:36 pm
Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
Bota

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

18 Nëntor, 2025 10:31 pm
Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
Sport

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

18 Nëntor, 2025 10:26 pm
Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
Bota

Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein

18 Nëntor, 2025 9:51 pm
Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën
Aktualitet

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

18 Nëntor, 2025 8:18 pm
BE propozon “Shengen ushtarak”
Bota

BE propozon “Shengen ushtarak”

18 Nëntor, 2025 7:59 pm
Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë
Aktualitet

Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë

18 Nëntor, 2025 7:00 pm
Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe
Aktualitet

Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe

18 Nëntor, 2025 6:50 pm
Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025
Emisionet

Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025

18 Nëntor, 2025 6:49 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump kërcënon Meksikën: Gati për sulme ajrore kundër drogës

18 Nëntor, 2025 6:18 pm
Para
Punësimi, ku jemi sot?

Tabaku: Ja pse investimi në bregun e Karpenit nuk është transparent

Komisioni për reformën në drejtësi mund të mblidhet të hënën për Vettingun

Komisioni për reformën në drejtësi mund të mblidhet të hënën për Vettingun

VIDEO/ Skandaloze! Shqiptarët mbajnë radhë për të paguar

VIDEO/ Skandaloze! Shqiptarët mbajnë radhë për të paguar

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
18 Nëntor, 2025

Kur shumë prej nesh e shohin punën si një rutinë të zakonshme, ekzistojnë profesionistë që përballen me rreziqe që ndoshta...

Lexo më shumë

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
18 Nëntor, 2025

Arabia Saudite do të investojë 600 miliardë dollarë në SHBA, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë takimit të martën...

Lexo më shumë

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
18 Nëntor, 2025

Pushimi i ndeshjeve ndërkombëtare të nëntorit i ka bërë shumë njerëz të pyesin nëse Portugalia është më e mirë me apo pa...

Lexo më shumë

Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
18 Nëntor, 2025

Presidenti Donald Trump është pyetur në lidhje me publikimin e dosjeve të Epstein përpara një votimi në Dhomën e Përfaqësuesve....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com