Një burrë i inatosur i ka prerë hundën gruas së tij 22 vjeçare Reza Gul, në një provincë të Afganistanit.
25 vjeçari u arratis nga fshati pas aktit të rëndë ndërsa mjekët po bëjnë përpjekje që vajzën ta çojnë për kurim në Turqi.
Akti ka nxitur revolta të aktivistëve të të drejtave të njeriut.
Afganistani cilësohet si vend ku dhuna ndaj gruas ka përhapje të gjerë.