Pas një statusi gjithë mllef që këngëtarja ikonë e Kosovës, Adelina Ismajli, u drejtoi gjithë burrave të pushtetshëm, që po e kërcënojnë se do të publikojnë foto të saj intime, i ka dalë në mbrojtje partneri Val Krasniqi. Kërcënimi ndodhi kohë më parë.
Ai ka postuar foto intime në shtrat me këngëtaren, me diçiturën: “Oooo nuk kanë faj breee”.
Ai i cilësoi këto foto nga shtrati i tyre, intime dhe pa politikë, por foto që shprehin dashurinë e tyre të përjetshme. Disa ditë më parë, Adelina shpërtheu kundër politikanëve, pas kërcënimeve se do publikohen foto të saj intime.
“Unë nuk jam aq e fuqishme që të luftoj me të gjithë ju ministra, zëvendës-ministra, kryetarë, hajna, deputetë, kriminelë, bossa, gjyqtarë, biznesmenë, që tash e 20 vite keni dashur të jem gruaja apo dashnorja juaj”,- shkruante Adelina në statusin e saj./Story