Një burrë ka denoncuar në polici largimin nga banesa të bashkëshortes së tij bashkë me fëmijët.
Në 1 Shtator, në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasi I.J, 41 vjeç, banues në fshatin BuçimasPogradec.
Ai ka bërë kallëzim se i janë larguar nga banesa, pa lënë adresë për vendndodhjen e tyre bashkëshortja e tij, shtetasja M.J, 38 vjeç dhe vajza e tij shtetasja S.J, 9 vjeç.
Policia po punon për gjetjen e tyre teksa nuk dihet ende motivi i largimit dhe pista ku janë drejtuar kërkimet dhe hetimet.