Gjykata e Tiranës ka dënuar me 3 muaj burg një të moshuar, pasi u shpall fajtore se kishte vjedhur një antidjersë dhe dy kuti të vogla kremi në një supermarket.
Por për shkak të moshës së thyer, është pezulluar dënimi me burg dhe e moshuara është dënuar me 18 muaj lirim me kusht.
Ngjarja ka ndodhur më 16 qershor të vitit 2015, rreth orës 10:20 në rrugën “Reshit Collaku”, prapa pallateve “Agimi”.