Një burrë rrezikon deri në pesë vjet burg pasi e dashura e tij u mbyt për vdekje me një kastravec, të cilin e përdornin si lodër seksuale.
46-vjeçari gjerman e ftoi të dashurën e tij në apartament, ndërkohë që gruaja dhe vajza e tij nuk ishin në qytet, raporton Bild.
Pasi pinë katër shishe verë dhe një sasi të madhe me shnaps, ata nisën të bëjnë seks.
“Zakonisht përdorim dildo, por edhe karota,” tha i akuzuari.
Por atë ditë nuk kishin, ndaj ai kapi një kastravec dhe ia rrasi në fyt.
Në këtë moment, nga kuzhina vjen tym.
Burri nxiton për të parë se çfarë po ndodh, por kur kthehet, e gjen dashnoren pa ndjenja.
Kastraveci i kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes.
“Tentova t’ia heq, por ishte shumë e vështirë,” tha ai.
Ajo ra në koma dhe humbi jetën më vonë në spital.