Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bunk’Hall/ Mirësevini shokë dhe shoqe!

2016/12/28 at 6:13 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Bunk’Hall/ Mirësevini shokë dhe shoqe!

Cepi i syrit më kapi një xhaketë burrash shumë të vjetër dhe të dalë boje, nga larg dukej e përbërë nga një terital i bërë kore. Reflektimi i dritave të kuqe të projektuar bukur nga konceptuesit e artit, më rikujtojnë këngën e Justina Alisë “Xhaketa e Kuqe”…


Nga Dorina HOXHA

Liria nëpërmjet mendimit bëhet ndjenjë e nëpërmjet historisë bëhet tregim.

(D.H.)

Përshëndetje, dy bileta për Bunk’Hall!

Një nga një merrnim të tatëpjetën e shkallëve që ishin në përpjestim të zhdrejtë me dhimbjen e cila rritej pas çdo hapi duke e shëndrruar eksperiencën tonë në një dhimbje kombëtare. Njeriu, si projeksion në kohë, çuditërisht mund të bëhet brenda pak minutash nëpërmjet mendimit edhe e shkuar.

…

Mirësevini shokë dhe shoqe!

Edicioni i lajmeve ka vetëm zhvillimet e koperativave buqësore, mbledhje komitetesh. Nga radio do të dëgjoni këngën: “ Nënë moj, do pres gërshetin”…

“Në m’u kalbtë rripi pushkës,

Nënë, moj në shi , e n’erë,

do ta lidh në ballë të luftës,

Me gërshetin tim të prerë, o mori nënë!”

Jeta e projektuar në të shkuarën komuniste, më risillte në mëndje miken time Yllka, një mesogrua, fisnike por tejet e disiplinuar dhe me nje koherencë mendimi më shfaqej në çdo hap që hidhja përreth muzeut Bunk’art. Njeriu i projektuar isha unë në të tashmen, isha sërish unë e projektuar në të shkuarën komuniste dhe, sërish isha unë e projektuar nëpërmjet Yllkës, nëpërmjet ‘Sonit. i përfytyroja ata të listuar nëpërmjet emrave të varur në mur dhe mendoja me vete se janë me fat që i mbijetuan asaj ‘gjëme’ shqiptare e njëkohësisht isha e gëzuar që i kam njohur.

Teksa përshkroja korridoret e muzeut, pëshpërisja: “çfarë dhimbje njerëzore! Sa mirë që kam lindur më vonë atyre viteve!”

Si mund të jetosh pa lirinë e fjalës, pa lirinë e shprehjes!?

Si mund të mos dashurosh pa u gjykuar?! Mundet të jetosh i izoluar nga komuniteti prej vitesh?! Çfarë torturash çnjerëzore? Sa perverse mendja njerëzore! Diktaturë plehrash! Çfarë dhimbje të jetosh pa lirinë?! Cfarë dhimbje të bëhesh shkak për shkatërrimin e familjes tënde në persekutim?! Falë Zotit është makth, po, po e pëshpërisja me veten teksa përshkroja nga një dhomë në tjetrën, pak nga pak politikat e asaj kohe, sendet e perdorura në atë kohë, mjetet e mbajtjes së diktaturës në mënyra të ndryshme. Pak metra larg meje një dritë që fikej e ndizej shpejt në tavolinën e ftohtë prej druri një dhomë bosh, nuk po ndërroja kanal, isha pikërisht në dhomën e torturave psikologjike. Aty njerëzve u bëhej presion, një lloj hetuesie me dhunë që nuk kishte ndryshim nga skenarët horror. Nuk guxova të hyja, më dukej se mijëra zëra më thërrisnin nga përtej errësira. Ndihesha shumë e pafuqishme të ndërhyja në projeksionin tim kohor aq sapo vetdëmtohesha nga përfytyrimet e asaj dhimbje. Emra dhe mbiemra që nuk kishin të mbaruar, këto ishin të ligjëruarit e vrarë e, ndërkohë përfytyroja lista të tjera të pashkruara të zhdukurish e të vrarësh tinëzisht. Cepi i syrit më kapi një xhaketë burrash shumë të vjetër dhe të dalë boje, nga larg dukej e përbërë nga një terital i bërë kore. Reflektimi i dritave të kuqe të projektuar bukur nga konceptuesit e artit, më rikujtojnë këngën e Justina Alisë “Xhaketa e Kuqe”:

refreni:

“Do marr me vete xhaketën tënde,

që kohën e madhe më shtie në mendje,

me të shkoj unë në fest e në fortunë,

xhaketën e kuqe, jo s’e harroj baba.”

Xhaketa ishte e ‘prangosur’ në mënyrë metaforike aq sa unë përfytyroja njerëz me fizik të dobët e të vjetër, teksa vuanin brenda xhaketës së kuqe, përfytyroja sesi përpjekjet për liri shpreheshin nëpërmjet letrave e lotëve të internimit.

Mst: Çfarë do të thotë Internim?

Sipas përfytyrimit tim “si Yllka”, do të thotë të jetosh edhe në gjumë i përgjuar. Internim ishte jeta e çuar dëm me pak fjalë. Fëmijëria kalohej e izoluar, rinia të ikte e pashkolluar. Fjalët e saj ishin:- “kam vuajtur kur nuk më dërguan më në shkollë, i doja librat, kam qarë për netë të tëra”. Sonin nuk e kam pyetur se cfarë kuptonte me internim, por nga shkrimet e tij e kam kuptuar fare mirë se kampet e internimit ishin jeta e pa shlyer përfundimisht nga vdekja. Në Sonin ka mllef përzieshëm me dhimbje dhe që vjen si armë nëpërmjet shkrimit. Vetëm kur e dëgjon fjalën “komunizëm” të vjen dëshira t’i shmangesh edhe nga përmendja, vaj halli ta mbash atë kohë si peshë mbi supe që lëshon edhe rrënjë dhimbjesh. Asgjë nuk kalon lehtësisht, aq më tepër ato plagë që të shkaktojnë në rini, në ëndrrat, që të lenë të jetosh shpirtërisht me kujtimet si “abelë dhe kainë”, edhe e mira edhe e keqja. Vitet kalojnë shumë shpejt e bashkë me to edhe jeta jonë, ndjesitë, përjetimet, ëndrrat, shpresat, bukuria, fjalët në rini bëhen heshtje e në pleqëri plumba prej pambuku. Frika e asaj kohe të disiplinonte koherencën e logjikës, nëse ti dështoje, dënoheshe në rastin më të mirë, prangoseshe dhe, në rastin më të keq ekzekutoheshe në forma më çnjerëzore, të shtërngonin gjinjtë me pinca, të fusnin në tumane maçokë dhe e godisnin nga jashtë, të digjnin organet seksuale, të përgatisnin varrin, të vendosnin dinamit në trup, të fusnin pëgërët në gojë, të linin me orë të tëra në diell, të lëshonin pikën e ujit në kokë, rrahja me kamxhik ishte ndër më të zakonshmet, i hidhnin plagëve kripë etj.

Neveritëse, mendja njerëzore qënka më çnjerëzorja!

Mst: Ky nuk është një bunk’art por një bunk ‘hall!

Ndjesitë nëpërmjet këtij Bunk’arti të mbingarkojnë me dhimbjen e hallet e atyre që mbeten përjetësisht ‘peng’ i atij regjimi. Kishim parë pothuaj gjysmën e muzeut komunist dhe po i afroheshim nga pak pikës kulmuese të historisë së atyre viteve, ishim tek mjetet propagandistike. Armë, aparatura përgjimi shtetërorë, flitej për vitet 1970-1982, çimkat e vendosura imtësisht në objekte shtëpie, kamera e së cilës ishte më e vogël se një kopsë këmishe. Lexoj në një faqe muri “ KURS 5 DITOR PËR T’U BËRË FOTOGRAF SPIUN” , i drejtohem shoqëruesit: epo në atë kohë bëheshë për 5 ditë, sot fotoreporterët bëhen për 5 sekonda, aq sa klikojnë butonin “send”, pra “dërgo”. Një lloj fuksllëku quhet edhe ky. Të jesh a mos të jesh FUKSBUK?!

Pas kësaj dileme, arritëm në dhomën e gjumit, aty ku merrnin jetë mendimet e regjimit. Një dhomë mobiluar ftohtësisht, pavarsisht se ishte e veshur e tëra me dërrasë, ishte thjesht një krevat dhe një abazhur. Ndalëm hapin.

Mend bëja si një përgjithshmëri ndjesie, ndërkohë që perversiteti i mendimeve të mia ishte më njerëzor sesa i asaj historie persekutimesh. Në atë dhomë nuk pasqyrohej asgjë nga botëperceptimi i autoritetit që i përkiste. Kuriozoja se cfarë ëndrrash perverse kish patur ai përgjim në atë shtrat, somnabul përfytyroja një nekrofil hitlerian. Dhoma ishte një reminishencë boshe hijesh impotente.

Exit à, ishte tabela që na drejtoj për në daljen e këtij makthi diktatorial dhe si për cudi personi orientues për nga dalja e muzeut, të krijonte përshtypjen se ishte një halle-madh e sikur i peshonte tërë ajo dhimbje kombëtare mbi shpatulla. Çdo hap që ngjitesha më dukej se shkundja pak dhimbje të vdekurish, pak brenga persekutuesish, pak lotë të shëndrruar në grimca pluhuri mbi objektet e varura, pak mall dashurie, pak ëndrra të parealizuara, pak ambicje, në fund shkunda veten nga përfytyrimi i Yllkës dhe i ‘Sonit. Kisha mbërritur në realitetin e pranueshëm të kohës, aty ku unë ndihesha lehtësisht e zbrazur nga shqetësimet e mia, një reminishencë që më bëri ta vlerësoja jetën për ata që të tjerët nuk patën mundësinë ta kenë, LIRINË.



Ju sugjerojmë

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
Kryesore

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

17 Qershor, 2025 10:59 pm
Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
Bota

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

17 Qershor, 2025 10:48 pm
DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
Bota

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

17 Qershor, 2025 9:58 pm
Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
Bota

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

17 Qershor, 2025 9:52 pm
“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes
Aktualitet

“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes

17 Qershor, 2025 9:26 pm
“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan
Aktualitet

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

17 Qershor, 2025 9:06 pm
Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan
Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan

17 Qershor, 2025 8:50 pm
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Bota

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

17 Qershor, 2025 8:47 pm
Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri
Aktualitet

Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri

17 Qershor, 2025 8:21 pm
Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste
Bota

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

17 Qershor, 2025 8:13 pm
Para
Arrestohet një tjetër tunizian i dyshuar për sulmin në Berlin

Arrestohet një tjetër tunizian i dyshuar për sulmin në Berlin

Ish- konkurrentja e ‘X Factor’ që u bë pornostare, përfundon në burg

Ish- konkurrentja e ‘X Factor’ që u bë pornostare, përfundon në burg

Lista Serbe sërish “ngrin” pjesëmarrjen në institucione

Lista Serbe sërish “ngrin” pjesëmarrjen në institucione
















TE FUNDIT

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
17 Qershor, 2025

Shpesh herë kur na komplimentojnë për diçka, sidomos për nga dashamirësia dhe ëmbëlsia jonë, ne shqiptarët themi “jemi të ëmbël...

Lexo më shumë

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
17 Qershor, 2025

Kompania teknologjike Meta ka reaguar zyrtarisht pas thirrjes së qeverisë iraniane drejtuar qytetarëve që të fshijnë aplikacionin WhatsApp nga telefonat...

Lexo më shumë

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
17 Qershor, 2025

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin rus të kryer përgjatë natës në Kiev, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan...

Lexo më shumë

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
17 Qershor, 2025

Zyrtari më i lartë financiar i qytetit të Nju Jorkut, i cili kandidon për të qenë kryebashkiaku i ardhshëm i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com