Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bundestagu miratoi zgjatjen e misionit gjerman në KFOR

2023/05/27 at 8:53 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bundestagu miratoi zgjatjen e misionit gjerman në KFOR

Parlamenti gjerman miratoi të premten pasdite (26.05.2023) vazhdimin e pjesëmarrjes së Bundeswehr-it në Trupën Paqeruajtëse të Kosovës, KFOR.


Bundestagu dha dritën e gjelbër  për zgjatjen edhe me një vit të pranisë së ushtarëve gjermanë në KFOR. Kërkesa përkatëse e qeverisë gjermane, e cila para dy javësh u pranua për shqyrtim nga parlamenti,  u miratua me vota nga tri partitë e koalicionit të qendrës së majtë (socialdemokrate, Të Gjelbrit dhe liberalët) dhe partia e opozitës, Unioni Kristiandemokrat dhe Kristiansocial  (CDU/CSU). Partitë majtiste dhe djathtiste, E Majta dhe Alternativa për Gjermaninë,  votuan kundër. Votimi për pjesëmarrjen e ushtarëve gjermanë në Kosovë është i hapur dhe me emër. Nga 601 deputetët që dhanë votën,  506 votuan pro, 93 kundër dhe 2 abstenuan, bëri të ditur në fund të votimit, Wolfgang Kubicki, zëvendëspresident i Parlamentit. Parlamenti gjerman n këtë periudhë legjislative ka gjithsej 736 deputetë.

Brand kritikon udheqjen serbe

Shumica e folësve në debatin 40-minutësh theksuan domosdoshmërinë e prezencës gjermane në kuadër të KFOR-it, si faktor stabilizues në rajon. Ata vunë në dukje rëndësinë e perspektivës së Kosovës në BE, por nuk  i kursyen  kritikat edhe në drejtim të udhëheqjes së Serbisë për mungesën e distancimit nga periudha e Miloseviçit dhe afrinë me Rusinë. Kështu për shembull, Michael Brand, nga CDU/CSU, i kujtoi qeverisë gjermane disa, siç i quajti, “të vërteta të pakëndshme” për udhëheqjen e Serbisë, e cila me retorikën nacionaliste dhe politikën provokatore mban të ndezur rrezikun e shpërthimit të një lufte të re në rajon.

Kritikë ushtroi Brand edhe për afrinë e Beogradit me Moskën, duke kujtuar shprehimisht paktin mes Serbisë dhe Rusisë në shtator 2022 për harmonizimin e politikës së jashtme. Fakti, që ky pakt u bë pas fillimit të agresionit të Rusisë në Ukrainë është skandaloz, tha Brand. Ai kërkoi nga qeveria gjermane që “të mos e deformojë më realitetin” dhe paralajmëroi: “Ne nuk duhet t’i përsërisim të njëjtat gabime dhe dështime që e ftuan Putinin në luftë, dhe që në vitet 90 e kishin ftuar Milosheviçin në luftërat e tij”.

Hacker bën thirrje për implementim të marrëveshjes Kosovë-Serbi

Në debat ishte e pranishme edhe ministrja e jashtme, Annalena Baerbock. Folës nga partitë e koalicionit të qendrës së majtë përdorën një gjuhë më të moderuar dhe u munduan të vënë në pah arritjet e bëra gjatë këtij viti në afrimin e Kosovës me BE: Aplikimi i Kosovës për statusin e një vendi kandidat në BE, plani për normalizimin e marrëdhënieve,  dinamika e re në Procesin e Berlinit, të cilit do t’i shtohet edhe një komponent parlamentar.

Kështu për shembull, Thomas Hacker, nga partia liberale, FDP, tha se tani është me interes të madh që të mos ketë përshkallëzim të konfliktit dhe bëri thirrje që të dy vendet të bashkëpunojnë për implementimin e  marrëveshjes aktuale të ofruar nga Brukseli. Nënshkrimi i  kësaj marrëveshjeje do të ishte një “sinjal i fortë për vendet e BE dhe për Evropën e Bashkuar”, tha Hacker.

Deri në 400 ushtarë

Gjermania merr pjesë prej vitit 1999 në trupën paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë. Mandati parashikon dërgimin e deri në 400 ushtarëve gjermanë. Kontingjenti gjerman i KFOR-it mbetet kështu i njëjti si më parë, por Gjermania e shtoi praninë ushtarake në Ballkanin Perëndimor  qysh vitin e kaluar  me pjesëmarrje në misionin EUFOR /Althea në Bosnjë-Hercegovinë.

Misioni paqeruajtës i KFOR-it në Kosovë është angazhuar që nga viti 1999 në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Më 11 qershor 1999 Bundestagu Gjerman vendosi për herë të parë pjesëmarrjen gjermane në një mision jashtë vendit. Kjo ishte një risi për ushtrinë gjermane, prandaj edhe pjesëmarrja e Bundeswehr-it në mision duhet të miratohet çdo vit nga Bundestagu, në një votim të hapur dhe emër. Aktualisht numri i ushtarëve gjermanë të stacionuar është rreth 70. Vazhdimi i misionit pritet t’i kushtojë shtetasve gjermanë afro shtatë milionë euro./DW



Ju sugjerojmë

Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë
Bota

Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë

13 Shtator, 2025 10:26 pm
Tritol në një hotel në Durrës, reagon Policia
Kronikë

Tritol në një hotel në Durrës, reagon Policia

13 Shtator, 2025 9:34 pm
Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri
Bota

Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri

13 Shtator, 2025 9:16 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Gjendet eksploziv në një hotel në Durrës

13 Shtator, 2025 8:45 pm
Video/ Kina përuron urën më të lartë në botë
Bota

Video/ Kina përuron urën më të lartë në botë

13 Shtator, 2025 8:40 pm
Kush është 16-vjeçari që ngriti në protestë popullin kundër qeverisë në Nepal?
Bota

Kush është 16-vjeçari që ngriti në protestë popullin kundër qeverisë në Nepal?

13 Shtator, 2025 7:40 pm
Gaza/ Ushtria izraelite vret futbollistin palestinez dhe 14 anëtarë të familjes
Bota

Gaza/ Ushtria izraelite vret futbollistin palestinez dhe 14 anëtarë të familjes

13 Shtator, 2025 7:31 pm
Trump dërgon në Luiziana 1 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare për të luftuar krimin
Bota

Trump dërgon në Luiziana 1 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare për të luftuar krimin

13 Shtator, 2025 7:01 pm
Analiza/ Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë
Rajoni

Analiza/ Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë

13 Shtator, 2025 6:01 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Asgjësohen në Shkodër mbi 9 mijë bimë kanabisi

13 Shtator, 2025 5:19 pm
Para
SHBA lejon testimin e çipit në tru

SHBA lejon testimin e çipit në tru

Zhvillimet në veri, emisari gjerman takon sot në Prishtinë Albin Kurtin

Zhvillimet në veri, emisari gjerman takon sot në Prishtinë Albin Kurtin

Begaj në Itali, takim me Presidentin e Dhomës së Deputetëve, çfarë u diskutua

Begaj në Itali, takim me Presidentin e Dhomës së Deputetëve, çfarë u diskutua
















TE FUNDIT

Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë

Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë
13 Shtator, 2025

Oficerët ushtarakë polakë do të mbërrijnë në Kiev më 18 shtator për të koordinuar përpjekjet me Ukrainën për t’iu kundërvënë...

Lexo më shumë

Tritol në një hotel në Durrës, reagon Policia

Tritol në një hotel në Durrës, reagon Policia
13 Shtator, 2025

Policia e Durrësit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me lëndën shpërthyese që u gjet në një hotel jashtë funksionit....

Lexo më shumë

Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri

Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri
13 Shtator, 2025

Autoritetet në Poloninë lindore, në zonën kufizuese me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të shtunën pasdite pas raportimeve për një...

Lexo më shumë

Gjendet eksploziv në një hotel në Durrës

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
13 Shtator, 2025

Një sasi lënde plasëse është gjetur sot në një hotel në Durrës. Mësohet se sasia e lëndës plasëse është konstatuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com