Plagoset një 40 vjeçar teksa ishte duke punuar në minierën e Martaneshit në Bulqizë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur dje, ku 40 vjeçari është dërguar në spital në Tiranë, duke mos u paraqitur tek ai i Bulqizës apo i Dibrës.
“Me datë 29.05.2025, në një subjekt minerar në Martanesh, shtetasi I. D., 40 vjeç, banues në Martanesh, është dëmtuar aksidentalisht në këmbë gjatë punës. 40-vjeçari ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
Kujtojmë se ngjarja vjen vetëm pak ditë pasi një tjetër minator, i cili kishte qenë duke punuar në thellësi të tokës në Bulqizë, u godit nga një masiv gurësh.