Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bullizmi, fenomen shqetësues në Shqipëri

2023/01/31 at 1:45 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Bullizmi, fenomen shqetësues në Shqipëri

Në Shqipëri, fenomeni i bullizmit është një nga format kryesore të dhunës, që raportohet nga fëmijët dhe adoleshentët. Ekspertë, prindër dhe zyrtarë nënvizojnë se përballja me të është e vështirë edhe për shkak të formave të reja të komunikimit përmes rrjeteve sociale.


Njohës të këtij fenomeni sqarojnë gjithashtu, se bullizmi frymëzohet më së shumti nga dhuna e shtrirë në masë të gjerë në shoqëri. Në sistemin arsimor parauniversitar, janë ngritur grupe multidisiplinare me qëllim parandalimin dhe minimzimin e fenomenit të bullizmit, i cili, sipas ekspertëve, nëse nuk trajtohet sjell pasoja të rënda në shoqëri në të ardhmen.

Në Shqipëri fenomeni i bullizmit, si një nga format e dhunës, është mjaft i përhapur, në institucionet arsimore parauniversitare. Ai është kthyer në një shqetësim serioz për nxënësit, familjet si dhe drejtuesit e arsimit në vend. Sipas organizatave që mbrojnë të drejat e fëmijëve dhe adoleshentëve, bullizmi raportohet si forma kryesore e dhunës që shkel të drejtat e tyre, krahasuar me 5 vite më parë, kur më së shumti raportohej dhuna në shkollë, familje apo varfëria. Sipas vëzhguesve të fushës, kjo rritje lidhet edhe me prezencën në shkallë të gjerë të dhunës në shoqërinë shqiptare. Një nxënëse, që ka përjetuar bullizëm në një nga shkollat e kryeqytetit dhe që kërkoi të mbetej anonim, i tha Zërit të Amerikës se ai është i përhapur kudo.

“Bullizmi është i shumë i përhapur. Ndodh në klasë, kudo dhe në çdo moshë. Më ka ndodhur dhe mua, për pamjen fizike, pse jam e dobët. Ndodh për arsye të ndryshme, për veshjen, pamjen, për statusin që ke në shoqëri dhe familje”- u shpreh për Zërin e Amerikës, një nxënëse e prekur nga bullizmi.

Ndërsa nëna e një vajze, gjithashtu e prekur nga bullizmi, rrëfen për Zërin e Amerikës, se si vajza e saj në një moment, u gjend në një shkollë të re, aty ku dhe u përball me këtë formë të dhunës.

“ Vajza papritur u gjend në një shkollë si nxënëse e re dhe u bullizua nga një vajzë tjetër, që mbahej si më e mira e shkollës aty, e cila mesa duket ndjeu konkurencë. Një formë ishte fyerja për pamjen e jashtme. Ndonjëherë nuk kuptojmë ç’do me thënë më e mira, dhe i shtyjmë fëmijët drejt një rruge të gabuar për të ndjekur më të mirën. Më e mira nuk janë vetëm notat e larta. Unë si nënë, mundohem që në fillim t’i edukoj fëmijët e mi të jenë njerëz të mirë në jetë”- u shpreh nëna e një vajze të prekur nga bullizmi.

Bullzimi shfaqet në mënyra të ndryshme thonë ekspertët. Shpeshherë ata që kryejnë bullizëm nuk e kuptojnë atë që po bëjnë, sipas tyre, dhe ju duket ngacmimi i lehtë, por në fakt këto janë forma që ndikojnë rëndë tek personi tjetër, shpjegojnë ata.

“Ata që bullizojnë merren me karakteristikat, me tiparet e jashtme, i dobët, i shkurtër, me prejardhjen kulturore, edhe kur dikush vjen i ri në klasë, me karakteristika të personalitetit dhe mjaft forma të tjera të kësaj dhune”- u shpreh për Zërin e Amerikës Dr. Lediona Asabella Pata, punonjëse sociale në shkollën e mesme të përgjithshme “Besnik Sykja”, Tiranë.

Organizatat joqeveritare, që mbrojnë të drejtat e fëmijëve thonë se shkaqet e rritjes së fenomenit të bullizmit mes tyre, e kanë burimin tek dhuna e përhapur në masë të gjerë në shoqëri, format e reja të komunikimit në rrjete sociale mes fëmijëve dhe adoleshentëve, si dhe tek modelet e dhunës që promovohen krejt pa kontroll në këto rrjete.

“ Fëmijët ankohen për dhunë në familje, për dhunë në shkollë, statistikat po ulërasin. Vetë shoqëria po i shtyn që ata të bëhen po aq të dhunshëm, në mos më të dhunshëm se shoqëria jonë. Fëmijët kanë humbur komunikimin mes njëri-tjetrit dhe kjo përkthehet në dhunë on line. Ajo që po shohim, në disa mekanizma që kemi ngritur, ështe se gjysma ankesave të fëmijëve janë të lidhura me bullizmin ndaj tyre. Një video e papërshtatshme me foto të vjedhura, të manipuluara me këngë të dhunshme, që nxisin dhe më tej dhunën”- tha për Zërin e Amerikës Altin Hazizaj, Drejtor i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

Autoritetet zyrtare e njohin dhe pranojnë problemin e bullizmit, si një nga format kryesore të dhunës në shkolla dhe thonë se janë marrë masa në vijimësi, për ta parandaluar dhe minimizuar atë

Në shkolla, sipas tyre, ka grupe multidisiplinare, që kanë në thelb shërbimin psiko-social dhe atë edukativ përmes kurikulave në lëndë të posaçme, në lidhje me bullizmin. Raporti psikolog -nxënës është ngushtuar, nga një me 2300, 3000 disa vite më parë, në një psikolog dhe punonjës social për 750-800 nxënës, sipas autoriteteve duke sjellë dhe një mbulim më cilësor në këtë fushë. Përfaqësues të shërbimeve psiko-sociale në shkolla thonë se është rritur ndërgjegjësimi për të raportuar bullizmin dhe shtojnë se sot mbizotëron dhuna, që nis nga gjuha e ashpër dhe jo etike në rrjete sociale, ndaj dhe ata kërkojnë aleancën e familjes në punën e tyre. Zyrtarët thonë se përpjekjet e tyre brenda institucioneve arsimore, për të parandaluar dhe zbutur fenomenin e bullizmit, dëmtohen në vijimësi nga faktorë të jashtëm.

“Ndikimi që vjen nga jashtë, pavarësisht se diskutohet në kurikula, jo vetëm tek qytetaria apo dhe lëndë të tjera, është i madh. Ndikimi vjen nga faktorë të jashtëm të shkollës, komuniteti, zonat ku fëmijët jetojnë, familja, ndikimi i mediave sociale, krijojnë një kundërpeshë të gjithë përpjekjeve që bëhen brenda sistemit arsimor për ta trajtuar fenomenin”- u shpreh për Zërin e Amerikës Gerti Janaqi, Drejtor i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar.

Fenomeni i bullizmit nëse nuk trajtohet sjell pasoja të rënda në të ardhmen, sipas ekspertëve të fushës. Autoritetet nuk raportojnë raste të rënda, por shtojnë se masat që janë marrë ndaj shkaktarëve të kësaj dhune në sistemin arsimor parauniversitar kanë qenë të ashpra, me qëllim minimizimin e pasojave.

“Bullizmi i patrajtuar për dy palët, ka pasoja. Për atë që bullizon ka pasoja të mëdha, për mënyrën se si do t’i trajtojnë marrëdhëniet me të tjerët në të ardhmen, në shkollë të lartë apo në punë, ndërsa ai që është i bullizuar, varet se në çfarë pike të humnerës bie. Ka raste që mund të bëjnë dhe episode të vetvrasjes, lënë letra lamtumire. Pra, të dy kanë nevojë për trajtim, sepse mostrajtimi i shoqëron me pasoja emocionale shumë të vështira”- vijoi Dr. Lediona Asabella Pata, punonjëse sociale në shkollën e mesme të përgjithshme “Besnik Sykja”, Tiranë.

Rastet e intervistuara nga Zëri i Amerikës thanë se dëmi psikologjik ka qenë i rëndë pas bullizmit, por me shërbim psiko-social, mbështetjen e familjes dhe të shoqërisë vështirësitë janë tejkaluar.

“Ka disa që kalojnë në stres, në depresion, por unë mendoj se nëse ti vazhdon rrugën tënde përpara, nëse mëson fort, studion në një shkollë të mirë mund të jesh më i mirë se ata në të ardhmen. Psikologia e shkollës më ka ndihmuar shumë, është shumë e mirë”- u shpreh vajza e prekur nga bullizmi.

“Vajza u mbyll në vetvete, filloi të vuante, shfaqte shenja nervozizmi. E kam marrë vesh pas shumë kohësh, përfunduam tek një psikologe. Ishte dhe dëshira e vajzës. Ajo u bë e fortë e kaloi”- tha nëna e vajzës së prekur nga bullizmi.

Fenomeni i bullizmit si një nga format kryesore të dhunës në shkolla, i frymëzuar në mjaft raste nga modele të dhunshme, që promovohen në rrjete sociale, media dhe shoqëri, ka vënë në sfida të vështira jo vetëm prindërit, fëmijët dhe autoritetet zyrtare por dhe mjaft aktorë të tjerë të shoqërisë. Ekspertët sugjerojnë më shumë vëmendje për t’i ruajtur sot fëmijët nga kjo dhunë me qëllim që ajo të mos transferohet në të ardhmen, në forma të ndryshme në shoqëri./ VOA



Ju sugjerojmë

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën
Rajoni

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën

14 Maj, 2025 4:47 pm
“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert
Aktualitet

“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert

14 Maj, 2025 4:36 pm
Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real
Aktualitet

Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real

14 Maj, 2025 4:13 pm
Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028
Rajoni

Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028

14 Maj, 2025 3:59 pm
“Do t’ju mbështesim në çdo hap”, Xhaçka përgëzon Kosovën: E ardhmja në BE
Aktualitet

Apeli shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë, nuk do të ketë hetim për Olta Xhaçkën

14 Maj, 2025 3:44 pm
Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese
Aktualitet

Dumani në Hagë me Presidentin e EUROJUST: Bashkëpunim mes dy agjencive ligjzbatuese

14 Maj, 2025 3:29 pm
Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër
Aktualitet

Meta mbetet jashtë Parlamentit? Berisha: Atij i është bërë lufta më e egër

14 Maj, 2025 3:12 pm
Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit
Aktualitet

Pezullohet numërimi në KZAZ 31, nxirren jashtë të gjithë vëzhguesit

14 Maj, 2025 3:03 pm
Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!
Aktualitet

Berisha: Nuk ka fitore nga PS në 2025! Zgjedhjet janë grabitur!

14 Maj, 2025 2:59 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

Urimet e liderëve për Ramën/ Berisha: Ndodhi dhe në 2001, kemi aq shumë fakte sa…

14 Maj, 2025 2:51 pm
Para
Jepnin mësime naziste për mbi 2400 fëmijë, arrestohet çifti në SHBA

Jepnin mësime naziste për mbi 2400 fëmijë, arrestohet çifti në SHBA

Kërkohej nga policia gjermane, arrestohet 45-vjeçari kosovar në pikën kufitare të Morinës

Kërkohej nga policia gjermane, arrestohet 45-vjeçari kosovar në pikën kufitare të Morinës

“Truri i një adoleshenti s’është i përgatitur të shohë imazhe të forta pornografike”

"Truri i një adoleshenti s’është i përgatitur të shohë imazhe të forta pornografike"
















TE FUNDIT

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën
14 Maj, 2025

Këshilli Danez për Refugjatët (DRC) - një organizatë e madhe humanitare - njoftoi të mërkurën se do t’i mbyllë programet...

Lexo më shumë

“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert

“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka folur për rrjetin ndërkombëtar të televizionit polak, TVP World lidhur me procesin e zgjedhjeve parlamentare të...

Lexo më shumë

Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real

Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real
14 Maj, 2025

Pas Macron, Von der Leyen dhe Orban, edhe komisionerja për zgjerimin e BE-së, Marta Kos ka uruar kryeministrin e Shqipërisë,...

Lexo më shumë

Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028

Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë të mërkurën në Podgoricë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është investim strategjik...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com