Liteks Lovech, ish-ekipi i Alban Bushit dhe Altin Haxhit në Bullgari, me të cilin u shpallën kampion disa vite më parë, është përjashtuar në mënyrë të papritur nga kampionati elitar i futbollit. Shkak është bërë braktisja e fushës së lojës nga lojtarët e Liteks në ndeshjen kundër Levskit të Sofjes.
Kur ishte rezultati 1-0 në favor të miqve të Liteks, arbitri i ndeshjes akordoi penallti për Levskin. Madje duke e lënë Liteksin me 10 lojtarë. Kjo bëri që ekipi i Liteks të braktisë fushën e lojës.
Komisioni i Disiplinës vendosi në mbledhjen e sotme që Liteks të përjashtohet nga kampionati dhe ta nisë kampionatin e ardhshëm me siguri nga liga e dytë. Krahas Alban Bushit dhe Altin Haxhit, me Liteks kanë luajtur edhe lojtarë si Armando Vajushi dhe Jurgen Gjasula.